Durres rinise studimi ne amfiteater
Më 6 shtator, rinis kantieri i studimit, dokumentimit dhe restaurimit në pjesën jugore të Amfiteatrit të Durrësit, ku gërmimet e kryera gjatë viteve të shkuara kanë nxjerrë në pah faza të rëndësishme post-antike të amfiteatrit dhe të strukturave të monumentit të rëndësishëm romak. Këtë vit, nuk bëhet më fjalë për “gërmime”, por për perfeksionim e dokumentacionit tashmë të pasur të mbledhur që prej vitit 2005 nga Universiteti i Parma-s e në vitin 2010 nga Universiteti i Chieti-t, nën drejtimin e Prof. Sara Santoro.
Objektivi kryesor është publikimi shkencor i rezultateve të gërmimeve. Veçanërisht, përveç studimit të materialeve metalike dhe të qeramikës të gjetura dhe të restauruara në vitet e kaluara, do të plotësohen rilievet fotogrametrike dhe vëzhgimet arkeozoologjike dhe arkeometrike. Grupe të ndryshëm teknikësh arkeolog dhe arkitektësh italian dhe shqiptar, do të alternohen gjatë tre javëve të parashikuara.
Do të fillojnë gjithashtu edhe ndërhyrje konsoliduese dhe restauruese të muraturave të zbuluara dhe sistemimi i sipërfaqeve, mbi bazën e një programi restaurimi të përpunuar nga Universiteti i Chieti-t (Pescara) dhe Institutit të Monumenteve të Kulturës, në kuadër të një marrëveshjeje bashkëpunimi shkencor, firmosur mes dy institucioneve në vitin 2010. Çdo ndërhyrje restauruese do të kryhet nën kontrollin e duhur dhe do të dokumentohet me shumë vëmendje. Ndërhyrja e studimit, dokumentimit dhe restaurimit, është financuar si një Projekt – Pilot nga Universiteti i Chieti-t (Pescara) dhe Ministria e punëve të Jashtme Italine, me bashkëpunimin e Institutit të Monumenteve të Kulturës dhe Institutit të Arkeologjisë. Bëhet fjalë për një fazë të parë paraprake e të domosdoshme për projektin e madh të restaurimit dhe vlerësimit të gjithe monumentit, të cilit të gjithë shpresojnë ti kthehet sa më parë vezullimi i dikurshëm antik.