E Shtunë, 31 Tetor 2026

Së shpejti vjen Google TV

Drejtori i Google, Eric Schmidt, ka paralajmëruar se Google TV do të vjen në Evropë vitin e ardhshëm. Sipas tij, në këtë mënyrë do të fillohet me ndryshimin e madh të industrisë televizive. Nga Express më 01 shtator 2011 në ora 08:01

''Njësoj sikurse që smartphones iniciuan një inovacion në botën e internetit, besojmë se edhe Google TV do ta bëjë të njëjtën gjë me televizionin”, theksoi drejtori i Google, Eric Schmidt, derisa paralajmëroi ardhjen e Google TV në Evropë në fillim të vitit 2012.

Shumë korporata, e në veçanti shtëpi televizive, nuk e kanë mirëpritur nismën e Google TV për shkak të shkeljes së të drejtave të pronësisë.

Kjo para së gjithash ka të bëjë me publikimin e filmave dhe të spoteve në YouTube. Mirëpo, Schmidt pohon se Google i heqë përmbajtjet jo të denja brenda një afati prej katër orësh nga publikimi i tyre.

''E, kjo është shumë shpejtë, nëse e keni parasysh sasinë e materialit që publikohet”, tha ai.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›