E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lech Majewski: Njerëzit sot janë të humbur

Elsa Demo

Lech Majewski (1953, Katovicë) është i ftuar në Festivalin e Filmit në Durrës. Mulliri dhe kryqi, Poloni/Suedi, 2010, 97 min, konkurron për Gladiatorin e Artë në kategorinë Vizione Bashkëkohore. Frymëzim dhe objekt kërkimi u bë Pieter Bruegel (1525-69) piktori flamand i Rilindjes me tablonë epike Rruga e Golgotës ku përshkruhet kalvari i Krishtit në një kohë tjetër, në kohën e pushtimit të atdheut të piktorit nga ushtria spanjolle.

Gjuha e Bruegelit është e fshehtë. Majeëski futet në peizazhet fshatare të piktorit nëpërmjet teknikës dixhitale dhe realizon një vepër të jashtëzakonshme filmike, një kërkim rrënjësor estetik po aq edhe në moralin e kohëve të vjetra, moral që sot Majeëski e shikon të përmbysur. Në intervistën për Shekullin, regjisori flet për realizimin e Mulliri dhe kryqi.

Zoti Majewski, pamë mbrëmë se si nga një tablo e 1564-ës ju keni ndërtuar një vepër kinematografike që riprodhon pikturën e Peter Bruegelit dhe në anën tjetër duke i nxjerrë personazhet nga tabloja, rikrijoni jetën me një shtresë simbolesh. Është një leksion se si arti e rikrijon jetën?

Vetëm arti mund ta riprodhojë këtë imazh kompleks që na vjen nga kohët e shkuara.

Teknikisht si është realizuar filmi?

Doja ta mbaja këtë film në hapësirën e Bruegelit. Nuk mund të mbërrish kurrë aty duke përdorur kamera të zakonshme. Sepse perspektiva e një kamere të tillë funksionon mbi një perspektivë false, perspektivë gjeometrike, dhe që nuk është perspektiva e piktorit dhe as perspektiva e syrit njerëzor.

E quajtura perspektivë e Renesansës, -  linjat fokusohen në një pikë, çka Renesansa e zbuloi dhe Leonardo e vizatoi – parashikon që  observuesi nuk lëviz, si një gur milear. Syri njerëzor dhe qenia njerëzore është në një lëvizje konstante, pra linjat e perspektivës ndërrohen në mënyrë të vazhdueshme. E kështu ne kemi njëfarë mënyre të butë e të shtruar të fokusit.

Nga disa riprodhime shumë të mira të Bruegelit nga Constitute Historical Museum në Vjenë, duke ndjekur linjat e peizazhit, zbulova se aty ekzistojnë disa perspektiva të ndryshme të cilat bien në kontradiktë me njëra-tjetrën. Ato i shkaktojnë vështrimit tënd një farë mashtrimi magjik sepse ka disa pika vështrimi të ndryshme, njëra vjen nga lart, një tjetër nga e djathta. Të mendosh se Bruegel i ndërron këto peizazhe, dhe vendet ku ai i takon perspektivat i mbulon me grupe njerëzish, kështu qe në nuk i shohim këto qepje.

E pra të gjitha këto unë në filmin tim nuk mund ti realizoja me syrin e ftohtë të një kamere nga një pikë vështrimi. Duhej ta ndaja imazhin në pjesë dhe çdo pjesë ta zhvilloja më vete. Kështu pjesa e aktorëve u zhvillua në një ekran të madh blu në studio, pjesa tjetër, një peizazh i xhiruar i riprodhuar sipas tablove të Bruegelit, e kështu e radhë, deri te retë që janë xhiruar në Zelandën e Re.

Pra kjo punë ka qenë si një thurje e një sixhadeje dixhitale.

Një punë e mundishme kolosale për ta parë në një vështrim tjetër historinë dhe religjionin?

Sepse këto janë trashëgimia jonë, këto përbëjnë historinë tonë.

Ato shpjegojnë më mirë se çfarë jemi tani, arti i të shkuarës na flet më mirë për të sotmen?

Foto nga filmi The Mill and the Cross

Unë mendoj se vizioni i botës sipas artistëve si Bruegel e përshkruan çdo gjë më mirë, më thellë, më bukur, më me mjeshtëri se gjërat bashkëkohore. Sot çdo lloj llumi që prodhohet mund të quhet art. Unë mund ta gris këmishën time e ta ekspozoj si vepër arti. Vijnë disa kritikë, me dorën në mjekër dhe thonë: ndoshta ai përshkruan shpirtin e dëshpëruar të njeriut bashkëkohor! E pra gjepurat na kanë mbytur, na kanë ardhur deri në fyt.

Jo, ky nuk mund të quhet art. Ata burra ishin në radhë të parë mjeshtër gjenialë, studiues të natyrës dhe të natyrës njerëzore, të historisë, të religjioneve, të Zotit, duke shkuar më përtej e më përtej në aspekte të transhendencës. Kurse ne sot riprodhojmë një lloj dijeje që as mund të imagjinohet prej tyre.

Mulliri dhe kryqi është një pasuri simbolesh e duke u përpjekur të japësh shpjegime edhe mund të humbasësh nëpër to. Gjatë leximit të kësaj shtrese në filmin tuaj çfarë duhet mbajtur parasysh apo duhet shmangur?

Gjuha e simboleve është gjuhë e thellë, gjuhë e arketipave, është gjuhë primare në krahasim me gjuhën verbale. Një tabloje  të asaj kohe mund tia ngulësh sytë dhe ta shohësh për një kohë të gjatë, sepse piktorë si Bruegel, përdorin disa lloj simbolesh. Në familjet holandeze, për të mos u bërë shumë familjarë me pikturën, tablotë mbuloheshin me një perde dhe ashtu siç bëjmë ne sot përballë televizorit, ata hapnin perden dhe shihnin tablonë.

Dhe piktura zakonisht riprodhonte diçka për ti fituar zemrën dhe mendjen e dikujt. Shumë piktura të artistëve holandezë të asaj kohe janë soditje të nature morte, por në fakt të ftojnë për ti lexuar simbolet. Nëse në një pjatë argjendi sheh tri kokrra ullinj dhe një thikë, do të thotë se kemi të bëjmë me parabolën e Krishtit në kodrën e Ullinjve.

Një gotë me verë do ta lidhnim me darkën e fundit, bukën me trupin e Krishtit. Kështu që mendohet që kjo gjuhë duhet njohur. Vetëm në këtë mënyrë mund ti kuptosh historitë e atyre tablove. Një udhëtim në muze, nuk është vetëm një udhëtim në estetikën vizuale, por një udhëtim me domethënien që rrokin këta njerëz.

Për shembull: nëse i referohemi tablosë Martesa e Arnolfinit nga Jan van Eyck, nëpërmjet gjuhës së simboleve mund të kuptojmë cilët janë këta njerëz, çfarë domethënie ka dora e majtë e burrit e vendosur në dorën e gruas. Njerëzit mendojnë se gruaja me atë fustan të fryrë duhet të jetë shtatzënë, por molla në dritare është simbol që na thotë se nusja është e paprekur. Barku i saj duket i fryrë sepse ajo është moda e veshjes në atë kohë.

Pandoflat në dysheme janë domethënie e respektit për shtëpinë e kështu me radhë, shandani që simbolizon Virgjëreshën Mari dhe qiriri aty që simbolizon Krishtin.

Me fjalë të tjera është një gjuhë e simboleve që është zbehur nga jeta jonë dhe është bastarduar sepse është e gjithëpranishme nga përdorimi komercial i simboleve. Në këtë mënyrë ajo parashikon një gjuhë tjetër nga gjuha e simboleve në të shkuarën. Nëse kjo gjuhë të çonte në nivelet të larta shpirtërore, në një mbretëri shpirtërore, sot gjuha e simboleve të shpie në ferr, në një botë materiale.

Foto nga filmi The Mill and the Cross

Zoti Majewski, përse e latë Poloninë në vitet tetëdhjetë, akoma komuniste?

Për të gjitha arsyet personale dhe politike: Solidariteti dështoi. Ishte një kombinim forcash që po më shtynë jashtë vendit tim.

Si ishte e gjithë kjo për ju?

Isha i dëshpëruar. Ai regjim dukej se nuk do

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›