Jezusi si Chuck Norris
Sawyer në fakt ka krijuar një pamje të re të Jezusit, duke e portretizuar atë si nj mashkull të fuqishëm dhe muskuloz.
Në veprat e tij Jezusi i ngjanë personazhit të filmave aksion. Diçka si Chuck Norris në sandale, shkruan gazeta britanike ‘The Guardian’.
"Dyshoj se Jezusi do t’i ishte kundërvënë me sukses personazheve të fuqishëm nëse ai vetë do të ishte i dobët. Muskujt sigurisht që i ka zhvilluar derisa punonte si zdrukthëtar në Nazareth”, pohon artisti.
Motivacion kryesor në punën e artistit amerikan gjithsesi që është fakti se gjithnjë e më pak meshkuj deklarohen si besimtarë. Sipas anketimeve të fundit në Britaninë e Madhe, plot 65 përqind e grave u deklaruan të jenë besimtare, përderisa tek meshkujt kjo përqindje ishte dukshëm më e ulët, gjegjësisht ajo mezi shkonte në 35 përqind.
Sawyer konsideron se meshkujve iu nevojitet që për idhull të kenë një figurë të fuqishme, që simbolizon aksionin.