E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, rrëshqitje dherash në Currila e Kodër Vilë

DURRES-Rrëshqitje masive të dherave kanë ndodhur në zonën e Currilave duke shkaktuar një situatë të pazakontë. Redaksia e TVNews24 në Durrës informoi se sot rreshqitje massive dherash janë vërejtur në Currila, Kodër Vilë. Dherat kanë bllokuar rrugën Bërryli-Currila duke shkaktuar në këtë mynrë një radhë të gjatë me automjete që prisnin të kalonin në këtë aks.
Mjete të rënda nga drejtoria rajonale e rrugëve kanë mbërritur në vendgjarje në përpjekje për hapjen e rrugës. Ndërsa për izolimin e rëshqitjes së dherave në anët e rrugave janë ngritur rrjeta teli të mëdha teli.
Specialisttët shprehen se shkak për rrëshqitjen e dherave kanë qënë reshjet plot intenstitet të shiut që kanë gërryer kodrat dhe kanë shkaktuar shkëputjen e masiveve të dherave.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›