E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kongresi i Ramës, për rikthimin e Byrosë Politike

Fjalimet me tone fashiste dhe ndryshimet statutore po synojnë të përmbyllin procesin e kthimit në krye të së majtës të pasardhësve të Byrosë Politike. Jo vetëm emrat, por krejt mentaliteti i trashëgimisë diktatoriale, po merr kuptim përmes ngritjes në kupolë të Kolekëve, si mishërim të më të keqes së zezonës që përfaqësonte Byroja enveriste

Partia Socialiste ka nisur dje udhën e formëzimit të udhëheqjes së re të saj, e cila duhet të jetë e duhet të bëjë as më pak e as më shumë sesa Byronë e re Politike, atë superstrukturën e verbër e injorante që ishte ngarkuar për dekada me radhë të mbante në këmbë diktaturën më të egër të Europës dhe Bllokun më të pashpirt të politikës. Me ndryshimet e djeshme statutore dhe vendimin për rikonfigurimin e Asamblesë, të kryesisë dhe të sekretariatit të PS-së, edhe formalisht detyrat do t’u caktohen pinjollëve... S’ka më hile të vogla e hile të mëdha. Në krye të punëve duhet të rikthehen edhe formalisht bijtë e Xhelil Gjonit, Hamit Beqjes, Hamit Shamkut, mbesa e Servet Pëllumbit, dhëndrri i Llambi Gegpriftit apo nusja e Hekuran Isait. Ilir Gjoni, Ilir Beqja, Ledi Shamku, Olta Xhaçka, Ditmir Bushati, Alfred Dalipi e Brisida Gjikondi duhet që tani të mos fshihen në rendin e dytë të PS-së, por duhet të katapultohen drejt e në Byronë Politike, për t’u vënë në krye të punëve – merret vesh, së bashku me Erion Velinë, kur ai t’i shpëtojë hirit vullkanik, pas hajgares së radhës në Holandë.
Bashkë me pinjollët e brezit të dytë, një ekip i madh mazhordomësh e kujdestarësh është trashëguar nga komunizmi dhe Gramoz Ruçi, Namik Dokle, Valentina Leskaj apo Skënder Gjinushi janë aty për ta monitoruar këtë ripjellje nën shenjën e Kolekëve, si të të zinjtë e zezonës së Byrosë Politike të diktaturës. Nuk ka shqiptar që s’di të të numërojë zezonat e kësaj ikone të diktaturës enveriste, dhe që nëpërmjet Anetës, dje edhe sot, përpiqet të mbajë gjallë establishmentin e pushtetit, përmes marrëdhënies së ngushtë që ajo ka vendosur e po mban gjallë me të birin, tashmë që ai ka uzurpuar edhe kreun e Partisë Socialiste.
Rikthimi i Byrosë Politike nën shenjën e Kolekëve është krejt i lexueshëm dhe një realitet i pranuar nga familjet e tjera të Bllokut komunist. Përkrahja e Nexhmije Hoxhës dhe e Ramiz Alisë është vetëm një ripërsëritje e zezonës-fosil që po mundohet të kthehet në jetë. Por Byroja Politike e Edvinit tashmë ka fort punë të brendshme dhe diktatura e parë që do zbatohet është ajo brenda vetë partisë, por sa kohë ajo do merret me të majtën, mirë është që e djathta dhe shoqëria civile të ngrejë llogoret për t’i ndalur ujin e rritjes zezonës me ikonë Kolekët e tre brezave...

Ndryshimet në statut, vetëm për eliminimin e zërave ndryshe dhe centralizimin e PS

Kongresi asfikson zyrtarisht demokracinë e brendshme në PS - Edvini i harron kutitë

Partia Socialiste mblodhi dje Kongresin e saj, për të zyrtarizuar linjën e nomeklaturës së ish PPSH-së dhe kërcënimin e rendit demokratik në vend.
Kryesocialisti në detyrë Edi Rama foli gjatë për të ashtuquajturën sipas tij, ‘krizë’ në Shqipëri dhe se për këtë ishte e nevojshme përshkallëzimi i protestave ane mbanë vendit, për të finalizuar në Tiranë më 30 prill. Të mbledhur në mesditë, për të shënuar mortin e demokracisë së brendshme të PS-së dhe neutralizimin e çdo mendimi ndryshe që del jashtë linjës së Kryetarit, ylberistët e kanë futur partinë më të madhe në opozitë, drejt një ngrehine të pashpresë, duke firmosur kështu instalimin e bindjeve të nomeklaturës komuniste në strukturat e saj.
Megjithëse përcolli nga podiumi i Kongresit apelin ndaj strukturave shtetërore dhe institucioneve kushtetuese, për një reagim të dhunshëm të opozitës, Edvini bëri një tjetër hap fals, teksa për asnjë moment nuk ka përmendur hapjen e kutive, një refren ky që ka qenë thuajse i përditshëm.
I ndërgjegjësuar për kërkesat antiligjore që ka qarkulluar për më shumë se 8 muaj, Edvin Rama, u thotë socialistëve në Kongres se hapja e kutive dhe zgjedhjet e parakohshme janë tashmë një realitet utopik dhe se rruga e vetme është rebelimi antishtetëror.
Kësisoj, PS po shkon drejt një dekompozimi të plotë dhe se shuplaka e radhës iu dha dje me ndryshimet statusore dhe thirrjet për masivizim të qëndrimit kundër shtetit. Ndryshimet statusore të miratuara në Kongresin e Partisë Socialiste, faktuan edhe njëherë rrugën e ndjekur nga partia opozitare, drejt ndrydhjes së demokracisë së brendshme dhe përligjjen e “kamxhikut” ndaj kritikës dhe mos pajtimit. Propozimet e djeshme dhe të miratuara dhunshëm nga mbështetësit e Edvinit, e rikthyen Partinë Socialiste në identitetin e saj të PPSH-së duke faktorizuar ideologjinë marksiste dhe agjitacion- propagandën ndaj spiunëve të brendshëm dhe kritikëve të Partisë.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›