E Diel, 1 Nëntor 2026

Tojota terheq nga tregu 34 mije 'Lexus gx' dhe 'Prado"

TOKIO-Kompania e automobilave "Toyota Motor" njofton se do të tërheqë rreth 34 mijë automjete, ndër të cilat 13 mijë Lexus GX 460 dhe 21 mijë Land Cruiser Prado. Tërheqja nga tregu i makinave ndodh për shkak të një problemi të rëndë që ka lidhje me sistemin e stabilitetit të mjetit.

Kompania deklaron se tërheqja është "vullnetare" dhe se qëllimi është përditësimi i programit të kontrollit të stabilitetit të mjetit.Tojota do të tërheqë nga tregu i SHBA 9400 makina model Lexus GX 460, 1000 në Rusi dhe në Oman.

Ndërsa për modelin Land Cruiser Prado, bëhet fjalë për modelet me sistem drejtimi në kah të kundërt dhe janë rreth 4400 njësi në Oman, 4000 në Rusi dhe 1500 në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Ndërsa në Evropë do të tërhiqen rreth 7500 njësi nga të dyja modelet.Tërheqja nga tregu i makinave nga Toyota ndodh pasi revista amerikane "Consumer Reports" publikoi një artikull ku ftonte konsumatorët të mos blinin modelin Lexus GX 460, duke shpjeguar se mjeti mund të përmbyset pas humbjes së kontrollit në pjesën e prapme kur hiqet këmba nga pedali i përshpejtimit kur automjeti futet në një kthesë me shpejtësi të lartë.
Inxhinierët tanë kanë kryer teste për të konfirmuar problemin në funksionimin e VSC-së që u denoncua nga Consumer Reports dhe besojmë se ky përditësim i programit do ta zgjidh problemin", komentoi Steve S. Angelo, një zyrtar i Toyota për Amerikën Veriore.
(s.g/atsh/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›