Moratinos sot për vizitë në Maqedoni
SHKUP- Ministri spanjoll i Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit, Migel Anhel Moratinos sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Maqedoni. Shefi i diplomacisë spanjolle, aktualisht kryesues i radhës me BE në, përveç me Ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë, do të takohet edhe me Presidentin Gjorge Ivanov, kryeministrin Nikolla Gruevski, zëvendëskryeministrin për çështje Evropiane, Vasko Naumovski, si dhe me deputetët në Kuvend.
Në takim, siç paralajmëroi Ministria e Punëve të Jashtme, do të flitet për zhvillimin e Maqedonisë në procesin eurointegrues, si dhe për mundësinë për fillimin e negociatave parahyrëse me BE në.
(d.b/BalkanWeb)