Durrës, rrëshqitje masive të tokës në Kryevidh, dhjetëra banesa në rrezik nga shembja

Banorët vuajnë mungesën e një investimi minimal nga komuna
Dhjetëra shtëpi në fshatin Kryevidh të Kavajës, rrezikohen të mbulohen nga dherat pas rrëshqitjeve masive të tokës disa ditë më parë. Një pjesë mjaft e madhe toke ka rrëshqitur në lagjen Gjoni të fshatit Kryevidh, gjë që ka bërë që katër banesa të vjetra të mbulohen nga dherat. Situata duket se do të përkeqësohet më tej, për shkak të pjerrësisë së terrenit dhe mbingopjes së tij nga reshjet e shiut dhe ujërave që vijnë nga i gjithë fshati në këtë zonë. Sherbet Gjoni e ka shtëpinë e tij fare pranë vendit ku toka ka pësuar çarje të thellë. Banesa e tij një katëshe ka pësuar çarje dhe plasaritje të shumta, ndërkohë që për të dhe familjen e tij banimi në këtë shtëpi është një gjë me mjaft rrezik. Banesat e tjera që janë rrezikuar nga shembja dhe që kanë pësuar plasaritje janë ato të Mithat, Bardh, Shpëtim dhe Ilir Gjonit. Banorët tregojnë se e ndienin rrezikun për këtë ngjarje dhe fillimisht i janë drejtuar kryetarit të komunës së Kryevidhit, Arben Ajdini dhe kryetarit të këshillit të komunës, Misir Kaja, por kanë parë se nuk është bërë asgjë. Më pas banorët kanë kontaktuar me media të ndryshme për të bërë prezente situatën që ka ndodhur në këtë fshat. Sherbet Gjoni tregon se situata e rrëshqitjeve të rrezikshme të tokës kishte dhënë shenja edhe tre vite më parë, por kjo që ndodhi gjatë javës së shkuar ka qenë më e rrezikshmja për ta.
Rrëshqitjet e dheut në vite
Mandatin e kaluar të komunës së Kryevidhit pati rrëshqitje të lehta, por nuk pati asnjë masë për parandalimin e saj. Edhe pas tre vitesh zona në fjalë nuk pati asnjë ndërhyrje, madje të gjitha ujërat e zeza dhe të bardha të fshatit Kryevidh derdhen në lagjen Gjoni, çka ka bërë që situata të rëndohet edhe më shumë. Banorët janë shprehur të indinjuar në drejtim të drejtuesve të komunës dhe pushtetarëve të Kavajës, duke u shprehur se ishin njoftuar për katastrofën që pritej të ndodhte në këtë vend. Në lagjen Gjoni gjenden edhe 20 shtëpi të tjera që kërcënohen nga rrëshqitja e tokës. Një pjesë e tyre janë shtëpi të reja një dhe dykatëshe që janë bërë nga puna e kryefamiljarëve në emigracion. Banorët shprehen se shkaku i rrëshqitjeve nuk janë vetëm shirat e dendur të kohëve të fundit, por edhe mungesa e një investimi nga ana e komunës për disiplinimin e ujërave të zeza dhe të shiut që mblidhen nga i gjithë fshati dhe derdhen pikërisht në vendin ku ndodhi rrëshqitja. Banorët e shtëpive të dëmtuara janë larguar tek të afërm të tyre në fshatin Kryevidh, ndërkohë që disa të tjerë kanë ikur në fshatrat fqinje. Shkarja masive e tokës ka krijuar një kanal të thellë me gjatësi rreth 500 metra. Banorët shprehet se fenomeni i rrëshqitjes nuk ka ndaluar, pasi ata shohin objektet e tyre që zhvendosen më në thellësi në drejtim të anës perëndimore të fshatit. Në këtë fshat janë regjistruar rrëshqitje më të lehta para tre vitesh, por kërkesës së banorëve për marrjen e masave, komuna e Kryevidhit i është përgjigjur se nuk disponohen fonde të mjaftueshme për këtë qëllim. Banorët janë shprehur të indinjuar për drejtuesit e komunës së tyre, të cilat janë shprehur se: "nëse hidhni paret, mund të bëhet një ndërhyrje".
Akuza kryetarit të komunës dhe deputetit të zonës
Banorët janë shprehur të zhgënjyer se nuk kanë pasur këto ditë mbështetjen e kryetarit të komunës Kryevidh, Arben Ajdini dhe deputetit të zonës, Engjëll Cara. Asllan Gjoni, me lot në sy shprehet se pushtetarët nuk e kanë mendjen tek kjo fatkeqësi që ka ndodhur, ata menduan vetëm për votat tona që ne ua dhamë dhe tani nuk na shohin me sy. Kërkesa e banorëve të kësaj lagjeje për ndërhyrje për disiplinimin e ujërave që derdhen në tokën e pjerrët, nuk është miratuar për shkak të mungesës së fondeve. Banorët nuk kanë mësuar asnjë reagim as nga nënprefektura e Kavajës, e cila minimalisht duhej të kishte ngritur shtabin e emergjencave civile në këtë rast, ku kemi të bëjmë me një fatkeqësi natyrore.