Skandali Pango, prokuroria sekuestron kasetën filmike

Prokuroria e Përgjithshme: Pas verifikimit të autenticitetit të videos, do vendosim për Pangon
Skandali seksual i cili ka tronditur mbarë opinionin publik, tashmë ka vënë në lëvizje edhe organin e akuzës për hetimin e tij. Dje Prokuroria e Përgjithshme ka administruar në cilësinë e provës, kasetën e regjistruar, ku ish ministri i Kulturës, Ylli Pango, dyshohet i përfshirë në një skandal seksual. Burime zyrtare pranë Prokurorisë së Përgjithshme bënë të ditur se administrimi i kasetës së regjistruar dhe pas verifikimit të saj, organi qendror i akuzës do të vendose nëse konstaton elementë të veprës penale të ngacmimit seksual. Konkluzioni i prokurorisë pritet të shoqërohet edhe me një kërkesë të mundshme për heqjen e imunitetit të deputetit Pango, për ti hapur rrugë hetimeve të mëtejshme. Përfaqësuesit e organit të akuzës deklarohen të rezervuar mbi rastin në fjalë, duke pohuar se në fillim do të shihet nëse kaseta e regjistruar mbi skandalin, është e vërtetë dhe më pas do të vendoset. Pas verifikimit të autenticitetit të videos, do të vendoset për Pangon, thuhet nga burimi të prokurorisë. Një natë më parë në emisionin "Fiks Fare" u transmetuan pamje filmike, ku ish- ministri Pango i ofronte punë një vajze në këmbim të marrëdhënies intime me të. Menjëherë pas publikimit të videos, Kryeministri Sali Berisha shkarkoi Ylli Pangon nga posti i ministrit të Turizmit, Kulturës Rinisë dhe Sporteve. Sapo është bërë publikimi i kësaj video të turpshme, menjëherë Prokuroria e Përgjithshme ka reaguar për ngjarjen skandaloze në të cilën u shfaq i përfshirë një anëtar i kabinetit të qeverisë Berisha, i cili në këmbim të një vendi pune, ka kërkuar shërbime seksuale. Sipas burimeve nga ky institucion, mësohet se prokuroria ka tërhequr kasetën filmike të shfaqur në emisionin "Fiks Fare".
Denoncimi
Ish-ministri i Kulturës, Ylli Pango u denoncua në emisionin Fiks Fare për abuzim me postin në shkëmbim të shërbimeve seksuale. Dje në mesditë prokurorët janë paraqitur në studiot e "Fiks Fare" ku dhe kanë kërkuar kasetat filmike ku ish-ministri Ylli Pango shfaqet duke ngacmuar seksualisht një vajze të re, në shkëmbim të një vendi pune. Zyrtarisht sipas Prokurorisë së Përgjithshme konfirmohet se prokuroria do të verifikojë fillimisht autenticitetin e kasetave dhe më pas organi qendror i akuzës do të vendosë se çfarë hapash të tjerë do të hedhë ndaj ish-ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ylli Panga. Mësohet se pritet të merret dëshmia e gazetarëve. Emisioni Fiks Fare shfaqi bisedat mes zotit Pango dhe dy vajzave, njërën në telefon dhe takimin e vajzës tjetër në banesën private të Pangos. Në këto momente ish-ministri tentoi ta joshë vajzën, me premtimin se do ti siguronte një vend punë të mirë, ndërsa ka tentuar ta zhveshë. Nuk kaluan as katër minuta, ku pas publikimit të këtij skandali seksual, kryeministri Berisha vendosi shkarkimin e ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve,Ylli Pangon.
************************************************************************
Qeveria Berisha në prokurori, 4 ministra hetohen për shpërdorim detyre
Skandali i një natë më parë i ish-ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ylli Pango, shton numrin e zyrtarëve dhe ministrave të kabinetit Berisha, të cilët janë vënë nën hetim nga Prokuroria e Përgjithshme për veprën penale, atë të Shpërdorimit të detyrës. Tre vitet e fundit, ministra me poste të rëndësishme merren nën hetim nga organi i akuzës për shpërdorim detyre. I pari që hapi siparin e kësaj qeverie ishte ish-Ministri i Drejtësisë, Ilir Rusmajli, u akuzua për abuzime me tenderat. Siç është mësuar, Edmond Rusmajli, vëllai i Ministrit të Drejtësisë, ka tentuar që të fitojë një tender prej 1 milion eurosh për ndërtimin e paraburgimit në Durrës. Por, një përgjues i vendosur nga SHKB-ja e Policisë së Burgjeve, ka futur në kurth vëllain e Ministrit. Një incident mjaft i vështirë për tu zgjidhur nga ana e vetë Rusmalit dhe që përfundoi me largimin e ministrit të drejtësisë nga posti. Nuk kaluan shumë kohë një tjetër qeveritar i kabinetit Berisha u akuzua për shpërdorim detyre. Bëhet fjalë për Gazmend Dibrën, i cili u akuzua për shpërdorimit të detyrës pas përgjimit të kryer nga krerët e kompanisë ajrore Albatros, të cilët pretendonin se zyrtari u kishte kërkuar të ndërhynin tek ish-presidenti Alfred Moisiu, për shkarkimin e ish-kryeprokurorit Theodhori Sollaku. Në radhën e ministrave të akuzuar për shpërdorim detyre u shfaq ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu, i cili akuzohet nga prokuroria për ngjarjen e rëndë që ndodhi më 15 mars në Gërdec, ku nga shpërthimi i fabrikës së demontimit të municioneve humbën jetën 26 persona, mbetën të plagosur 300 të tjerë, ndërsa u shkatërruan qindra shtëpi e biznese. Thirrja e Mediut në prokurori nga hetuesit e tragjedisë së Gërdecit erdhi 11 javë pas heqjes së imunitetit me kërkesë të Prokurores së Përgjithshme Ina Rama nga Kuvendi. Nuk kaluan shumë muaj, shkoi në tre numri i ministrave të akuzuar për shpërdorim detyre. Kështu, Prokuroria e Përgjithshme mori nën hetim shefin e diplomacisë shqiptare Lulzim Bashën. Ish-ministri i Transporteve akuzohet për abuzimet e fondeve të Rrëshen-Kalimash. Shefi i diplomacisë shqiptare Lulzim Basha, është i pari ministër që po gjykohet nga Gjykata e Lartë. Basha u hetua për afro një vit për abuzimet e kryera me fondet e Rrëshen-Kalimash. Ndrësa i treti, i regjistruar brenda 12 muajve, i cili do të hetohet tashmë është edhe ish ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ylli Pango. Hetimet për këtë të fundit nisën një ditë më parë pas publikimit të një video në emisionin Fiks Fare, ku ish-ministri Pango kërkonte të joshte një vajzë me këmbim të një vendi pune. Pas këtij skandali Kryeministri Berisha kërkoi shkarkim i Pangos nga posti që ai mbante. Nga ana tjetër Prokuroria e Përgjithshme ka nisur hetimet për çështjen Pango menjëherë pasi ish-ministri i Kulturës u denoncua në emisionin Fiks Fare për abuzim me postin në shkëmbim të favoreve seksuale. Për shumë pak kohë, vendi ynë pritet të bëhet pjesë e anëtarësimit në NATO. Por, rasti i fundit që ndodhi me ish-ministrin Ylli Pango, ka bërë jehonë në të gjithë vendet e botës. Shumë pak na ndajnë nga zgjedhjet e reja, kështu më datë 28 qershor qytetarët pritet të votojnë. Por, ata shprehen tepër pesimistë.
1. Ish-Ministri i Drejtësisë, Ilir Rusmajli, u akuzua për abuzime me tenderat
2. Ish-Ministri i Transporteve, Lulzim Basha, akuzohet për abuzimet e fondeve të Rrëshen-Kalimash
3. Ish-Ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, akuzohet nga prokuroria për shpërdorim detyre, për ngjarjen e rëndë që ndodhi më 15 mars në Gërdec.
4. Ish-Ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ylli Pango, nën hetim për veprën penale shpërdorim detyre.
*************************************************************
Çashku dhe Çakulli, padi në prokurori kundër Ylli Pangos
Rektori i Akademisë së Filmit "Marubi", Kujtim Çashku, ka paditu dje për shpifje në Prokurorinë e rrethit Tiranë ish- ministrin e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ylli Pango. Mësohet se kallzimi penal ndaj ish -ministrit Pango u depozitua dje paradite në organin e akuzës nga vetë regjisori Kujtim Çashku dhe ka për objekt hetimi veprën penale të shpifjes. Bazuar në materialit denoncues, Çashku akuzon ish-ministrin Pango për shpifje të bëra në adresë të tij, pas debatit ndërmjet tyre për shkak të ndërhyrjes në Akademinë e Filmit "Marubi" në Tiranë. Tashmë, Prokuroria e rrethit ka nisur shqyrtimin e kallzimit ndaj ish-ministrit Pango për të dalë më pas në një vendim lidhur me të. Pango u shkarkua një ditë më parë nga posti i ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve nga Kryeministri Berisha, pas publikimit në media të një video, ku ai shfaqej duke abuzuar me detyrën. Edhe drejtori i emisionit televiziv Fiks Fare, Filip Çakulli, ka depozituar dje në mesditë një padi në Prokurorinë e Tiranës kundër ish-ministrit të Kulturës Ylli Pango për shpifje për shkak të detyrës. Pango ka deklaruar në lidhje me skandal