PS-CEZ, sot të sulmoj nesër të fal
Fatos Çoçoli
Sikur të mos mjaftonte kurbani i liberalizimit të vizave, i cili, edhe për bojkotin që opozita po i bën Parlamentit mund të mos na akordohet katër muaj më vonë në korrik, përdorimi i sipërmarrjeve serioze të biznesit vendas apo të huaj për të fituar pikë ndër zgjedhës është shkatërrues për interesat e ekonomisë sonë. Jemi në pikë të hallit me dërgesat e emigrantëve që po shterojnë, me tregjet e vendeve fqinje që janë mpakur. Jemi në uri të madhe për euro, për të përfituar sa më shumë kapital të huaj. Por praktikisht çfarë i themi këtij kapitali duke e përzier në politikën tonë të ditës?: “Sakën se bën budallain sërish e të kuturisesh të vish në Shqipëri! Të bëj të pendohesh si dreqi”. Furia, sulmi i fundit i socialistëve ndaj kompanisë çeke pronare me 75 për qind e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes së energjisë(OSSH-ndërmarrja që furnizon me energji 3 milion shqiptarët dhe bizneset në Shqipëri) është tipik ai i gjuetisë së shtrigave. Të kujton “personat non grata(persona të padëshiruar)” që shpalleshin dikur në vitet e Berishës President. Por ndërsa zakonisht gjueti të tilla i bën pushteti, kësaj radhe është opozita kryesore që po përpiqet të kanalizojë në hulli të politikës pakënaqësitë e qytetarëve me faturat e tej fryra të energjisë për muajin janar të këtij viti. Po përpiqet të kërkojë një llogari që nuk ka se si e kërkon tek biznesi i huaj që ndershmërisht po përpiqet të fitojë duke kërkuar të arkëtojë energjinë që shpërndan. E nëse ka shfrytëzuar një vakum në udhëzimin e Entit Rregullator të Energjisë për të faturuar energjinë me çmimet e reja që brenda dhjetorit, kjo kompani e huaj nuk ka pse të varet në mes të pazarit. Nuk bëri asgjë në të errët. Thjesht zbatoi një udhëzim. Nga ana tjetër, Cez i ngjan një gjenerali që nuk i bindet kali apo ushtria që ka nën hyqëm. Trashëgoi një radhë faturuesish të mësuar të abuzonin dhe trefishonin apo katërfishonin rrogën në raport abuziv me bizneset apo vetë qytetarët. Këta janë ujqër që si zor e harrojnë zakonin. CEZ sapo ka hyrë në këtë fushë të minuar dhe së pari i duhet të heqë minat. Duke shkaktuar edhe disa viktima. Personalisht fatura më ka ardhur dyfishi i asaj të mëparshmes. Kam shkuar jam ankuar në sportelin përkatës të OSSH-së dhe pres të ma shqyrtojnë rastin. Mund të ketë pasaktësi sa të duash. Por kurrë s’më ka vajtur mendja se kompania çeke ka rënë dakord me pushtetin për të më rrjepur mua si qytetar. Kjo është sa djallëzore aq edhe e frikshme për interesat e atij që rrezikon kapitalin e vet në Shqipëri. Cez ka paguar 120 milionë euro për ta pasur OSSH-në gjatë procesit të privatizimit. I duhet të investojë dhe tre herë aq para për të modernizuar sistemin. është në fillesat e kësaj pune. I duhet dhënë kohë. Nuk është një kompani-matrapaze që përpiqet të gjuajë në mjegull e të rrjepë klientët e vet, shqiptarët. Kompania njihet në të gjithë Evropën. Ka investuar me qindra e qindra milionë euro gati në të gjithë pjesën Qendrore dhe Lindore të kontinentit. është e kuotuar në bursat ndërkombëtare, me tregues shumë të qëndrueshëm të aktivitetit dhe ka hyrë në Shqipëri për të qëndruar përherë me ne, për të fituar duke na shërbyer. Nuk mund ta djallëzojmë me zor. Dhe as ta çojmë si kurban apo tabele qitjeje në fushën e betejës politike. Kështu nuk e afrojmë, përkundrazi e largojmë kapitalin e huaj që na duhet aq shumë. Opozita nuk mund të luajë të fortën sot, që nesër t’ia shkeli syrin “kurbanëve” të sotëm të biznesit të vënë nën hanxharin e politikës. E çfarë do t’u thotë nesër po të vijë në pushtet:”Ashtu e donte puna dhe ju sulmuam, por tani ju kemi xhan!”? Një hipokrizi e makiavelizëm të tillë nuk do ta falte as furrxhiu i lagjes, e jo më biznesi i huaj i konsoliduar dhe me emër në Evropë. Kemi nevojë për kapitalin e huaj si për oksigjenin. Thënë ndryshe, nuk mund të sharrojmë degën ku duam të hipim. Prandaj dhe qëndrime të tilla si ato të opozitës sonë kryesore ndaj OSSH-së dhe Cez-it duhet të përfundojnë dhe hidhen në koshin e marrëzive politike.