21 janari Ina Rama Prokuroria e vendosur per nje hetim te gjithanshem
Ngjarja e 21 janarit ishte nje ngjarje e rende dhe shume sensitive ne opinionin publik e me gjere ndaj prokuroria mbetet e vendosur qe ne mbeshtetje te kompetencave qe i jep Kushtetuta dhe ligji te zbatoje detyren e saj per nje hetim profesional dhe te gjithanshem. Kjo ka qene deklarata qe kryeprokurorja znj. Ina Rama ka bere pasi zhvilloi nje takim me komisionerin per te Drejtat e Njeriut ne Keshillin e Evropes z. Thomas Hammarberg i cili ka pasur si qellim te vizites se tij ne Tirane konstatimin e situates se mbrojtjes se te drejtave te njeriut. Ne vijim te ngjarjeve te 21 janarit z. Hammarberg u interesua per punen e prokurorise per zbardhjen e kesaj ngjarjeje dhe pasojave te saj pistat ne te cilat po zhvillohet hetimi si dhe per marredheniet midis institucioneve te ndryshme te zbatimit te ligjit. Prokurorja e Pergjithshme beri nje pasqyre te punes se prokurorise ne hetimin e kesaj ngjarjeje dhe ka theksuar angazhimin dhe seriozitetin e plote te prokuroreve dhe oficereve te policise gjyqesore qe ne hapat e pare te hetimit si dhe dha shpjegime per disa nga pistat e hetimit. Njekohesisht duke e vleresuar kete ngjarje te rende si shume sensitive ne opinionin publik e me gjere Ina Rama theksoi se prokuroria mbetet e vendosur qe ne mbeshtetje te kompetencave qe i jep Kushtetuta dhe ligji te zbatoje detyren e saj per nje hetim profesional dhe te gjithanshem. Ndersa Komisioneri i KE-se z. Hammarberg ka shprehur vleresimin per rolin kyc te Prokurorise ne zbardhjen e kesaj ngjarjeje duke i ofruar mbeshtetjen e tij institucionin te akuzes.