Durrës, sekuestrohen në port 50 kg kanabis, një i arrestuar
DURRES - Forcat e policisë kufitare në portin e Durrësit kanë sekuestruar mbrëmjen e së dielës një sasi prej afro 50 kg kanabis sativa, ndërsa është arrestuar edhe pronari i automjetit, që po nisej me traget për në Itali.
Burime zyrtare nga drejtoria e policisë së kufirit dhe migracionit, bënë të ditur se 30-vjeçari Erion Alushi, banues në Durrës, është arrestuar pas kontrolleve në automjetin, ku në emër të firmës që ai drejton bashkë me ngarkesën e deklaruar ishin zbuluar 45 pako me një sasi të përgjithshme prej 49.7 kg kanabis sativa e presuar.
Burimet shtuan se droga u gjet e fshehur në një kaldajë, e cila ishte maskuar mes pllakave të gurit që po transportoheshin zyrtarisht me kamionin e firmës dhe që drejtohej nga një 54-vjeçar, i cili sipas policisë nuk ka lidhje me transportin e paligjshëm të lëndës narkotike.
Hetimet e mëtejshme do të kryhen nga prokuroria e krimeve të rënda.
(er.nu/BalkanWeb)