E Diel, 1 Nëntor 2026

Pretenduesi i Fronit Mbreteror Leka Zogu I percillet me nderime zyrtare

Mijera qytetare nga Shqiperia dhe Kosova dhe personalitete te larta shteterore nga te dy vendet percollen sot me nderime pretendentin e Fronit Mbreteror Leka Zogu I i cili nderroi jete ne moshen 72 vjecare pas semundjeve ne zemer dhe mushkeri. Ceremonialet funebre u kryen sot per disa ore ne hollin e Parlamentit te Republikes se Shqiperise nderkohe qe institucionet shteterore mbanin sot zi kombetare me flamuj te ulur ne gjysme shtize. Qytetare zyrtare dhe diplomate te shumte politikane dhe veprimtare vendosen kurora dhe tufa me lule prane arkemortit te pretendentit te Fronit Mbreteror gjate ceremonialit zyrtar ku moren pjese pothuaj te gjithe udheheqesit me te Republikes se Shqiperise dhe Republikes se Kosoves.

Krahas nderimeve civile te ndjerit iu kushtua edhe nje ceremonial i posacem fetar nga perfaqesues te te gjitha bashkesive fetare. Ne ceremoni mbajti nje fjale nderimi kryetari i bashkise se Tiranes Lulezim Basha. Zoti Basha tha se Leka Zogu djali i mbretit Ahmet Zog meriton nderime te vecanta dhe me krenari kombetare. Sipas tij angazhimi i Leka Zogut per demokracine shqiptare asnjehere nuk u shkeput nga kujdesi i jashtezakonshem per fatet e Kosoves.

Pretendenti i Fronit Mbreteror Shqiptar Leka Zogu I u largua me familjen mbreterore nga Shqiperia i sapolindur vetem 2 ditesh per shkak te pushtimit te vendit nga fashistet italiane. Gjate gjithe jetes se tij ai organizoi veprimtari antikomuniste dhe perpiqej te afronte demokracine ne vendin e tij. Ai erdhi perkohesisht ne Shqiperi ne vitet 1993 dhe 1997 dhe u vendos te jetonte pergjithmone ne vitin 2002 i terhequr nga jeta politike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›