Kryeministri Berisha pret presidenten e Kosovës Atifete Jahjaga
TIRANË- Kryeministri Berisha priti sot presidenten e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga, e cila ndodhej në Tiranë për t’i dhënë lamtumirën e fundit Leka Zogut I.
Gjatë takimit në kryeministri dy zyrtarët e lartë vlerësuan përkushtimin e Leka Zogut I ndaj idealit kombëtar të shqiptarëve dhe përpjekjeve të tyre për rrëzimin e tiranisë komuniste në Shqipëri, si dhe për liri kombëtare në Kosovë, për të cilat çdo shqiptar nderon sot kujtimin e Tij.
Më pas kryeministri Berisha shtroi një drekë për nder të Presidentes Jahjaga dhe delegacionit që e shoqëronte.
(el.me/BalkanWeb)