E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjirokastër, britaniku ekspozitë fotografike të Shqipërisë së viteve ’90

GJIROKASTËR- Qytetarët gjirokastrit janë rikthyer edhe një herë kujtimeve të 22 viteve më parë, atëherë kur shqiptarët pregatiteshin të ndaheshin njëherë e përgjithmonë nga diktatura. 19 fotografi ku britaniku Martin Parr ka risjellë në memorien e gjithsecilit caste të veçanta, të shkëputura nga aparati i tij fotografik në vitin 1990, teksa hiqej si një turist i zakonshëm.

“Fotografi Martin Parr, ka qenë pjesë e grupit të parë të britanikëve që kanë vizituar Shqipërinë në pranverën e vitit 1990. Është një vlerë njohëse e një periudhe që nuk është as shumë e largët dhe as shumë e afërt. Kjo ekspozitë është ndalur edhe në qytete të tjera që janë vizituar nga fotografi i famshëm britanik”,- u shpreh Aida Berxholli, Drejtuese e Këshillit Britanik.
(el.me/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›