E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durres shatervani perplas bashkine me shoqatat

Shatervani i qendres se qytetit te Durresit i ndertuar qe ne vitin 1928 eshte kthyer ne molle sherri mes bashkise se qytetit dhe shoqates Durresi e cila kerkon me kembengulje qe te mos levize nga vendi ku ndodhet prej vitesh.


Diten e hene nje perfaqesi e zgjeruar e kesaj shoqate ka kontaktuar ne bashki me Vangjush Dakon dhe ka debatuar per kete problem.


Shatervani ka qene pjese e ansamblit arkitekturor te qendres se Durresit e konceptuar dhe e zbatuar nga arkitekti i madh durrsak Kristo Sotiri i cili eshte edhe projektues i vete bashkise maozoleumit te Deshmoreve si dhe viles se Zogut ne Koder Vile. Ai eshte cilesuar nga pjesemarresit si nje nder objektet e rralla identifikuese te individualitetit te qytetit bregdetar.


Kryebashkiaku Dako u ka shpjeguar pjesemarresve se projekti rivitalizues i sheshit te qytetit ka si qellim kryesor qe ta ktheje sheshin nga vend tranzit per kalimin e njerezve dhe mjeteve ne nje shesh komunikimi mes qytetareve te cilet mund te vijne dhe te rrine ne kete vend te transformuar.


Per kete ka sqaruar ai pjesemarresit eshte bere dhe nje konkurs ku 99 e firmave pjesemarrese eshte shprehur per heqjen e shatervanit nga vendi ku ndodhet dhe vendosjen e tij ne nje vend tjeter.


Te pranishmit ne takim e kane kundershtuar heqjen e shatervanit si dhe zhvendosjen e tij ne nje vend tjeter me pretendimin se objekti eshte nje veper e rralle antike dhe si e tille duhet te ruhet.


Sipas Dakos shatervani do te transferohet ne nje vend tjeter ku dhe do te ruhet si monument kulture ndersa ne vend te tij do te dergohet nje tjeter shatervan me teknika me moderne ndersa ne vleresimin qe juria nderkombetare i beri ketij projekti rivitalizues mes te tjerash ka theksuar se qendra do te shnderrohet ne nje hapesire funksionale dhe simbolike ku ballafaqohen gjurmet e se kaluares me zhvillimet e se tashmes.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›