E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pranga babait tutor siguronte para duke prostituuar te bijen

KOR- Prej disa muajsh nje baba i komunitetit rom kishte gjetur nje menyre krejt origjinale per te siguruar te holla. Nxjerrja ne rruge si prostitute e se bijes duke i gjetur dhe bujtesit e saj te momentit kishte kohe qe funksiononte me se miri derisa ngjarja ka mberritur ne zyrat e policise lokale.


Pas sinjalizimit blute kane nisur ndjekjen e problemit teksa nuk ka qene aspak e lehte te grumbullojne te dhena te shumta per kete histori. Babai gjente klientet duke vendosur dhe cmimin kurse pagesat e tyre varionin nga 5 - 10 000 leke te reja per nje seance nje oreshe. Nisur nga kjo situate qe ishte duke marre permasa policia e Korces ka vendosur te reagoje duke cuar ne qeli tutorin qe ishte babai i vajzes prostitute.


Rreth ores 1530 te pasdites se te henes forcat e Drejtorise se Policise ne Korce kane organizuar me sukses operacionin e koduar Pazari. Gjate ketij operacioni kane perfunduar ne pranga shtetasit Fatmir Rushani 57 vjec banor i lagjes 8 ne Korce si dhe te bijen 29-vjecare.


Gjate dites se hene burri kishte derguar ne nje shtepi private ne lagjen 4 te qytetit te bijen e tij e cila do te kryente marredhenie seksuale me nje te moshuar kundrejt pageses 7 000 leke. Ajo qe e ben me te rende kete situate eshte fakti se prostituta prej disa muajsh ushtronte aktivitetin ilegal me klientet qe i siguronte i ati.


Megjithese situata dukej e renduar 29-vjecarja e ka ushtruar profesionin me vullnet te plote ndonese pas prangosjes ajo ka treguar se babai e ka detyruar qe ne fillim te shkonte me persona te ndryshem pasi familja e tyre jetonte ne varferi te plote.


Te dy te arrestuarit qe e ushtronin aktivitetin e tyre kryesisht ne Pazarin historik te Korces akuzohen per shfrytezim prostitucioni ne rrethana renduese ushtrim prostitucioni si dhe mbajtje e lokaleve per prostitucion. Babait te 29-vjecares iu sekuestrua gjate arrestimit ne kushtet e flagrances edhe nje shume prej 7200 leke.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›