E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS miraton me unanimitet rregulloren e re

Deputetet duhet te marrin leje afatshkurtra nga kryetari i grupit ndersa leje afatgjata do te miratohen nga kryesia e grupit


Ja kush jane propozimet e deputeteve socialiste brenda mbledhjes se grupit me dyer te mbyllura

TIRAN - Deputetet e Partise Socialiste duhet qe te marrin leje nga kryetari i grupit ne rast se do te largohen per afat te shkurter dhe nese do te ikin per nje periudhe te gjate duhet te miratohet nga Kryesia e grupit parlamentar Socialist. Vendimi eshte marre dje ne mbledhjen e socialisteve ku edhe u votua unanimisht rregullorja e re e grupit.


Pas nje diskutimi perreth 90 minutash gjate te ciles nuk ka pasur debate deputetet kane dhene argumentet e tyre per permiresimin e projektrregullores perfundimtare. Ka qene diskutimi i nenit 26 qe ka detyruar deputetet te ndalen ne kete pike dhe te kerkonin qartesimin e rregullit.


Ne kete diskutim thuhet se largimi i deputetit jashte vendit behet ne konsultim dhe miratim te Kryetarit te GPS-se. Nga propozimi i ardhur nga kryesia e grupit eshte kerkuar qe te saktesohet se duhet te merret leje vetem per rastet kur largimi jashte vendit nenkupton pjesemarrje aktivitetesh qe burojne nga statusi i tij si deputet.


Rastet e tjera te mungesave ne kushtet e aktivitetit normal te parlamentit duhet te detyrojne vetem njoftimin tek kryetari i Grupit. Qartesimi i ketyre tre momenteve njoftim konsultim dhe leje paraprake i jep grupit fleksibilitetin e dobishem per rritjen e efikasitetit te tij - thuhej ne propozimin e Kryesise se grupit.


Megjithekete ka qene deputeti socialist Bashkim Fino i cili ka kerkuar percaktimin e sakte ne kete rregullore se kur duhet te merret leje nga kryetari i Grupit dhe kur nga kryesia e Grupit. Burime nga mbledhja bejne te ditur se deputeti socialisti ka kerkuar qe vendosen disa afate qe te rregulloje marredheniet midis deputeteve.


Fino ka kerkuar qe te percaktohet se per arsye personale afati i largimit te jete jo me shume se nje muaj. Ndersa per leje afatshkurtra eshte kerkuar qe te jepet nje leje nga kryetari i grupit ndersa per afatgjata te vendoset nga kryesia e grupit. Ne lidhje me keto propozime deputetet socialiste kane dhene mbeshtetjen e tyre te plote dhe kane votuar pro ketyre ndryshimeve.


Gjate diskutimit neni 18 eshte rene dakord qe te hiqet nga rregullorja. Ne rastet kur mbledhja e GPS eshte e pamundur Kryesia e tij merr vendim per qendrimet ne Kuvend. Vendimet e marra nga Kryesia i njoftohen GPS-se ne mbledhjen me te pare por gjithmone jo me vone se 3 dite kur sesioni parlamentar vazhdon dhe jo me vone se 7 dite kur sesioni parlamentar eshte i mbyllur - thuhej ne nenin 18.


Deputetet kane argumentuar se miratimi i nje neni te tille do te ishte kompetence e tepert. Ne mbledhje kane dhene sugjerimet e tyre edhe deputete te tjere socialiste si Fatmir Xhafaj Blendi Klosi Arben Malaj dhe Andis Harasani. Kryesisht sugjerimet e tyre kishin te benin me ndryshime te karakterit teknik.


Ndersa ne nenin 28 te rregullores ku thuhet se me propozim te Kryesise se grupit parlamentar dhe konsultim te Kryesise se Partise deputetet caktohen per te mbuluar ZAZ-ne perkatese eshte propozuar qe te deputetet te angazhohen ne baze te qarkut dhe jo te ZAZ-ve. Ky propozim i cili eshte perkrahur nga deputetet e tjere eshte bere nga sekretarja per Marredheniet Nderkombetare ne PS Arta Dade.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›