Vrasja e 13-vjecarit babai rrefen ngjarjen
KRIMI/ Agim Leraj ishte kthyer ne darke ne shtepi. Me pas eshte telefonuar dhe ka dale nga shtepia. Vrasesit e kane mbytur dhe e kane hedhur ne lume
SHKODR - Familja e Gjergj Lerajt ne fshatin Pjolle te komunes Shale ne Dukagjin ka hapur dyert e mortit per te percjelle per ne banesen e fundit djalin e vogel te familjes Agimin 13-vjecar. Mes gjemes se burrave dhe vajtimit te grave rituale keto te zones pjesemarresit ne ceremonine mortore dhe ata qe vijne per ngushellim shprehen se nje krim i tille nuk eshte degjuar ne keto ane.
Ka pasur krime edhe do kete por te mbytet nje 13-vjecar per nje varese floriri dhe te zhduket trupi duke e hedhe ne uje kjo nuk eshte degjuar shprehen banore te Pjollit. Gjergj Leraj dhe djali i tij tashme i vetem Nikolini 15-vjecar respektojne te gjithe ata qe vijne per ngushellim duke bere nderimet perkatese.
Te aferm te tjere presin e percjellin ata qe vijne per ngushllime. Nje kusheri i viktimes shprehet se per ngushellim kane ardhur dhe kusherinjte e tre personave te ndaluar nga policia si autore te kesaj ngjarjeje dhe jane pranuar. Me pas do te shihet se si do te veprohet por atyre nuk u eshte thene gje.
Deshmia e babait
Gjergj Leraj babai i viktimes tregon se djali ka dale paradite dhe ka cuar bagetine ne kullote. shte kthyer ne darke per te ngrene dhe pushuar. E kane marre ne telefon dhe sic ka treguar me pas djali tjeter Nikolini ka qene 15-vjecari S.Mjacaj shok me viktimen qe i ka telefonuar Agimit duke i thene te ulet poshte pasi do te shkonin te shihnin nje pistolete me gaz.
Djali ka dale dhe kete ia ka thene vellase se tij. Por me pas ai nuk eshte kthyer dhe familjaret kane nisur ta kerkojne. Duke e ditur se kush e ka thirrur ne telefon te afermit e viktimes kane shkuar tek shtepia e Fran Mjacajt dhe kane pyetur per djalin.
Ky i ka thene se djali i tij Sokoli eshte shume i keq dhe ishalla nuk ka qene me te se kam frike se nuk e keni gjalle. Po qe se djali im ka bere ndonje te keqe mbyteni e mos ma sillni te gjalle. Familjaret e te afermit e viktimes kane marre 15-vjecarin i cili fillimisht nuk ka treguar duke deklaruar gjera te ndryshme por me pas ka treguar.
E kane marre me vete per te treguar vendin dhe ai duke pasur frike nga ajo qe ka thene babai i tij i ka sjelle rreth e qark pa i cuar tek vendi ku eshte mbytur 13-vjecari. Vetem pas kercenimeve i ka cuar tek lumi ku i ka treguar vendin ku kane hedhur Agimin.
Trupi eshte gjetur menjehere ndersa policia e cila eshte lajmeruar nga vete familjaret e viktimes sapo kane marre dijeni se djalit te tyre i ka ndodhur dicka ka bere shoqerimin e me pas ndalimin e 15-vjecarit dhe dy personave te tjere te treguar prej tij si pjesemarres ne ngjarje.
Kush do te punoje jetohet dhe ketu por ndihemi te pasigurt pasi ne kete zone te thelle malore levizin shume kriminele dhe nga zona te tjera qe i fshihen shtetit. Ata bejne gjithcka. Kjo na ben te pasigurt shprehen te afermit e viktimes.
Per ngushellim edhe drejtues te arsimit
Per ngushellim ne familjen e Gjergj Lerajt kane qene dhe mesuesit e drejtuesit e shkolles se mesme te bashkuar ne Breg Lumi aty ku 13-vjecari mesonte se bashku me vellane ne vit te pare te shkolles se mesme dhe motren e madhe ne klasen e peste.
Gjithashtu kane marre pjese ne ceremonine mortore te 13-vjecarit drejtoresha rajonale e arsimit ne Shkoder Atrida Ferketi dhe drejtori i pergjithshem i arsimit parauniversitar ne Ministrine e Arsimit Fatmir Vejsiu.
Mesuesit e Agimit tregojne se ai ka qene nje nxenes i mire qe e frekuentonte me rregull shkollen. Gjergj Leraj kishte kater femije dy djem e dy vajza me te vogla dhe tre prej tyre perfshire dhe viktimen Agimin shkonin ne shkolle.
shte nje familje shume e mire Gjergji mjaft punetor dhe i ndershem dhe gruaja e tij Vitorja nena e viktimes eshte infermiere qe ndihmon shume banoret e zones. Interesohen mjaft per shkollen arsimdashes dhe Agimi ka qene shume i sjellshem dhe korrekt shprehet mesuesja e tij kujdestare Marije Kuvendi.