E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia ndërpret kërkimet: Kokën e Liljanës e kanë ngrënë kafshët

KORCE- Pasi ka gjetur thesin ku ishte futur koka e prerë e Liljana Arapit dhe flokët së bashku me skalpin e saj, dje në mëngjez, policia e Korçës ka ndërprerë kërkimet. Lajmi është konfirmuar për Gazeta Shqiptare nga Bernard Caushi, titular i kësaj policie.

"Ne vazhduam kërkimin në vendin ku 84-vjeçari Gaqo Dumka pohoi se e ka fshehur kokën e prerë të viktimës. Gjetëm mes gurëve thesin që ishte transportuar(i çarë nga dhëmbë kafshësh), si dhe flokës e viktimës së bashku me skalpin e kokës. Koka mendohet të jetë marr nga qentë apo kafshë të egra për ushqim. Në këto kushte, me provat e siguruara, ne ndërpremë kërkimet",- shton Çaushi.

Kërkimet për gjetjen e kokës së Lilianës nisën rreth mesditës së dy ditëve më parë, kur pas seancës gjyqësore për masën e sigurisë(ku i akuzuari mohoi vrasjen), Dumka pranoi krimin dhe tregoi vendin e fshehjes së kokës. Krimi kakabër ndodhi një javë më parë. I moshuari masakroi me thikë e sopatë 42-vjeçaren me pretendimin se i prishi 3 mln lekë.
(s.g/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›