E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia Bashkiake e Tiranës prish një tjetër ndërtim pa leje

18-08-2011 / Gazeta 55

Policia Bashkiake në bashkëpunim me Inspektoriatin Ndërtimor të Tiranës, nisi sot prishjen e një ndërtimi pa leje në zonën e Selitës, në rrugën “Ibrahim Dervishi”. Policia Bashkiake konstatoi ndërtimin pa leje, bëri bllokimin dhe njoftoi subjektin. Pas kësaj procedure nisi sot aksioni për shembjen e ndërtesës dhe kthimin në gjendjen fillestare. “Ky është aksioni i radhës i Policisë Bashkiake. Ne do të zbatojmë ligjin dhe këtë do ta bëjmë çdo ditë”- u shpreh drejtori i Policisë Bashkiake, Florenc Hoxha. Brenda 10 ditëve, Policia Bashkiake ka kryer 8 aksione për prishjen e ndërtimeve pa leje, ndërsa janë bllokuar qindra raste të tjera, ose tentativa për të ndërtuar në mënyrë të paligjshme.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›