Durrës, sherr me thika, plagosen 2 të rinj
DURRËS- Sherr me thika pranë pallatit të sportit në qytetin e Durrësit, plagosen dy të rinj. Sipas policisë të mbërritur në vendngjarje dy të rinjtë kanë marrë shumë plagë në trup dhe janë transportuar menjëherë drejt spitalit të qytetit bregdetar.
Të plagosurit janë Amarildo Luca, dhe Donald Verdha, ky i fundit njihet si person me precedent penalë.
Po sipas burimeve të policisë të dy të rinjtë ndodhen në gjendje të rëndë. Ndërkohë që blutë e Durrësit po kryejnë hetimet e nevojshme për zbardhjen e kësaj ngjarje.
(ma.ar/BalkanWeb)