Vaslav Havel, Topi e Berisha homazhe tek ambasada Ceke
TIRANË- Shteti shqiptar ka kryer homazhe në hollin e ambasadës ceke në nderim të ish-presidentit Vaslav Havel.
Presidenti i Republikës, Bamir Topi, zhvilloi të mërkurën homazhe në Ambasadën e Republikës së Çekisë në Tiranë, për nder të ish-presidentit çek, Vaslav Havel, i cili u nda nga jeta dy ditë më parë.
Pasi u shprehu ngushëllimet funksionarëve të Ambasadës dhe u përul me respekt para fotografisë së ish-presidentit të parë postkomunist të Republikës së Çekosllovakisë dhe të Çekisë, Presidenti Topi nënshkroi Librin e Zisë, të hapur me këtë rast.
"Presidenti Havel do të mbetet në kujtesën tonë si modeli i një udhëheqësi vizionar, i moderuar dhe i aftë për të ndryshuar sistemet totalitare e të centralizuara përmes besimit tek demokracia dhe vlerat më të shenjta të lirisë", thuhet në shënimin e Presidentit.
Berisha
Kryeministri Sali Berisha zhvilloi të mërkurën homazhe në ambasadën e Republikës së Çekisë në Tiranë, në nderim të ish-Presidentit çek, Vaclav Havel, i cili u nda nga jeta pak ditë më parë.
Vaclav Havel ishte Presidenti i parë dhe i vetëm post-komunist i Republikës Federative të Çekosllovakisë (1989- 1992) dhe Presidenti i parë i Republikës së Çekisë (1993-2003).
Me këtë rast, ambasada e Republikës së Çekisë në Tiranë hapi sot librin e ngushëllimeve, në të cilin Kryeministri Berisha la një shënim në nderim të figurës së z. Vaclav Havel.
(d.b/BalkanWeb)