E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mot i keq në të gjithë Shqipërinë

Në zonat malore, kanë nisur edhe problemet e para për shkak të reshjeve të borës.

Në zonat e Dibrës, si komunat Ostren, Martanesh dhe Zerqan, ka pasur reshje të dendura bore, ku janë krijuar vështirësi në qarkullim. Sasia e dëborës së rënë është mbi 1,5 metra, ndërsa temperaturat kanë rënë nën zero.

Edhe në Qafën e Llogarasë, ka pasur probleme me qarkullimin për shkak të reshjeve të dendura të dëborës. Në Qarkun e Elbasanit probleme ka pasur në rrugët dytësore Elbasan-Gjinan dhe Dorëz-Qarishtë.

Në zonat malore të Gjirokastrës, trashësia e dëborës i ka kaluar të 20 centimetrat, duke vështirësi në komunat Zagori, Buz dhe Frashër. Në urë është shkatërruar plotësisht që lidh komunat Buz e Ballaban.

Edhe në rajonin e Korçës, reshjet e dëborës kanë sjellë vështirësi në qarkullimin e automjeteve, kryesisht në qafat e maleve dhe rrugët malore.  Pas uljes së temperaturave në këtë rajon, të cilat kanë arritur vlerat nga -5 deri në -11 gradë celsius gjatë natës, janë krijuar shtresa të holla akulli , duke  e bërë më të vështirë udhëtimin me automjete.

Më të prekurat janë  Qafa e Thanës, Qafa e Qarit, Gryka e Cangonjit dhe rrugët rurale drejt këtyre zonave si , Prespa, Mokra, Voskopoja dhe Vithkuqi.  Për të krijuar një situatë sa më të favorshme për qarkullimin e mjeteve, Drejtoria e Qarkullimit Rrugor, ka shtuar kontrollet në këto akse, me qëllim shmangien e aksidenteve të  mundshme. /Start

                                                                                             2011-12-21 10:46
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›