Vlorë, dy të armatosur grabisin arkën e Drejtorisë së Transportit

Roja e ndërtesës është përleshur me personat e armatosur, por nuk ka mundur të pengojë grabitjen. Personat e armatosur kanë marrë prej andej një sasi parash prej 2 milionë lekësh.
Fatmirësisht, roja nuk ka pësuar lëndime edhe pse pati plumba në drejtim të tij. Bëhet e ditur se dy persona me një motor dhe skafandër në kokës kanë hyrë në mjediset e këtij institucioni, duke qëlluar me armë.
Drejtori i këtij institucioni Ermal Arapi, sqaroi se pasi kanë kërcënuar punonjësit me armë, ata i kanë detyruar t’u dorëzojnë paratë që ndodheshin në arka dhe më pas, janë larguar me një motor që e kishin lënë në sheshin përpara godinës, duke shfrytëzuar rrugicat e kësaj lagjeje në periferi të qytetit.
“Skema e aplikuar nga grabitësit është e njëjta që u përdor edhe në muajin qershor të këtij viti, kur persona të paidentifikuar arritën të grabisnin arkat e këtij institucioni”, vijoi ai. Ndërkohë, policia konfirmon se është vënë në ndjekje të grabitësve, ndërkohë që ka nisur hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarjeje. Mësohet se, nuk ka të plagosur nga kjo ngjarje./Start/
2011-12-21 14:41