E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, sherr me thika, vdes në spital një 20-vjeçar

DURRËS- Një i ri është plagosur me thikë në qytetin bregdetar të Durrësit, pas një sherri me thika, por ai nuk ka mundur t’u rezistojë plagëve të marra duke ndërruar jetë në spital.

Sipas policisë së qytetit bregdetar ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 13 në zonën e plazhit, ndërsa viktima është Fatos Daçi 20-vjeç.

Po sipas të njëjtave burime, viktima ka ndërruar jetë menjëherë sapo ka mbërritur në spital. 

Ndërkohë blutë e këtij qyteti kanë arrestuar autorin. Ai është Xhulja Leka 18-vjeç. Policia ndërkaq po punon edhe për zbardhjen e rrethanave të krimit.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›