Myslim Pashaj jep dorëheqjen si Sekretar i Përgjithshëm i AK
TIRANE- Mësohet se sot në mesditë është zhvilluar një mbledhje e jashtëzakonshme e Sekretariatit të Aleancës Kuq e Zi, të cilën e drejtoi kryetari i kësaj partie Kreshnik Spahiu. Ai lexoi vetë tekstin e dorëheqjes së pakthyeshme të Sekretarit të Përgjithshëm të AK, Myslim Pashaj.
Burime të brendshme bëjnë me dije se, të dy palët kanë rënë dakord që të mos bëhet asnjë analizë lidhur me këtë dorëheqje, por teksti i saj të ruhet si konfidencial. Po të njëjtat burime nënvizojnë se disa ndër pikat që u paraqitën kishin të bënin me probleme shumë themelore të kësaj partie, programin, organizimin dhe kauzën e saj.
Para dorëheqjes së Sekretarit të Përgjithshëm kanë ndodhur ikje të tjera, të shtatë sekretarëve drejtues të departmaneteve kryesore, të kryetarit të partisë për qarkun e Tiranës Rezar Balla si dhe të sekretarit politik të saj, Dr Eduar Kaca. Këto ikje e kanë rrudhur shumë forumin e vetëm drejtues, sekeratriatin e kësaj partie.
I kontaktuar nga "News 24", Prof Pashaj tha se, ai është në një periudhë reflektimi dhe dëshiron që të mos rrëfejë shkaqet thelbore që bënë të dorëhiqet, pasi ai i beson më shumë se çfardo tjetër idealit kombëtarist që e bëri t’i bashkohet kësaj partie.
(m.a/BalkanWeb)