E Diel, 1 Nëntor 2026

Spahiu nga Shkodra: Masat e arresteve shtëpiake, skandaloze

Nënkryetari i KLD-së Kreshnik Spahiu ka lëshuar sërish akuza të ashpra ndaj gjykatave të vendit.

Duke folur në analizën e Gjykatës së Shkodrës, numri dy i KLD-së Spahiu i ka cilësuar skandaloze masat e ndërmarra nga gjykatat për arrestet e shtëpisë. Sipas tij 95 e rasteve për dhënien e masës së sigurisë “arrest shtëpie” nuk kontrollohet ndërsa kjo masë mbetet formale.
 

Ndërsa paralajmëroi ndërmarrjen e masave disiplinore për rastet që evidentohen me shkelje, nënkryetari i KLD-së Spahiu theksoi se drejtësia duhet të vihet në vend për të mos pasur vetëgjyqësi.
 

Gjithashtu Spahiu ritheksoi edhe njëherë domosdoshmërinë e ndryshimit të ligjit për dhënien e masës së sigurisë.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›