Vrau nënën dhe motrën, gjykata lë në burg 25-vjeçarin
Gjykata e Elbasanit ka lënë në burg 25-vjeçarin Leonard Leka i cili dy ditë më parë vrau në shtëpi nënën dhe motrën e tij.
Trupi gjykues ka dhënë masën e sigurisë “Burg pa afat” për 25-vjeçarin i cili në bashkëpunim me vëllain e tij Dritan Leka 24 vjeç ekzekutoi nënën e tij Donika 62 vjeç, dhe motrën e tij Leonora 40 vjeç.
Sipas dëshmisë së Leonard Lekës mësohet se grindjet e vazhdueshme dhe konfliktet në familje kanë sjellë krimin.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur dy ditë më parë në lagjen “11 janari” të qytetit të Elbasanit ku Donika dhe Leonora Lekaj përkatësisht 62 dhe 40 vjeç janë ekzekutuar me armë zjarri nga djali i shtëpisë Leonard Lekaj 25 vjeç.
25-vjeçari pasi qëlloi për vdekjen nënën dhe motrën e tij u vetëdorëzua në polici.