Shkodër, gjykata lë në burg Admir Tafilin

Gjykata e Shkodrës ka lënë në burg Admir Tafilin, autorin e vrasjes së dy vëllezërve Pjetrushi të premten e shkuar në fshatin Grudë të Malësisë së Madhe.
Autori i vrasjes së dy vëllezërve Pjetrushi është paraqitur sot në Gjykatën e Shkodrës nën masa të rrepta sigurie ndërsa trupi gjykues ka dhënë masën e sigurisë “Arrest në burg” për Admir Tafilin me akuzën e vrasjes së dy vëllezërve Nik dhe Gjovalin Pjetrushi.
Ndërkohë ditën e premte, Admir Tafili ekzekutoi me armë dy vëllezërit e ish-shefit të krimeve të Shkodrës Prel Pjetrushi.
Dyshohet se arsyeja që ka shtyrë autorin të kryeje këto vrasje ka qenë akuza ndaj Prel Pjetrushit vëllait të viktimave se i kishte vrarë babanë Bahri Tafili gjatë një operacioni të organizuar nga policia e Shkodrës ku dhe mbeti i vrarë drejtori i Policisë Arben Zylyftari ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2000.