E Diel, 1 Nëntor 2026

Energjia e rinovueshme Berisha:Kemi burime të mëdha

TIRANE-Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar sot se Shqipëria mbart burime të mëdha energjie që mbeten për tu shfrytëzuar.
Në konferencën e organziuar për energjinë e rinovueshme, Berisha theksoi se për qeverinë shqiptare, energjia e rinovueshme mbetet prioritet ndërsa do të vijojmë të përparësojmë këtë sektor.

Ai gjithashtu theksoi se Shqipëria i ka të gjitha kushtet që të kthehet në të ardhmen në një superfuqi të vogël energjetike në mes të Evropës duke shtuar se vendi ynë i ka të gjitha potencialet ekzistuese për të siguruar energjinë nga uji, por edhe burimet e tjera alternative.
“Malet e Shqipërisë plot me ujëra, 2/3 e ujit gati për t’u shfrytëzuar
Ne jemi gati për ndërtimin e 26 hidriocentraleve pasi në vendin tonë 98% e energjisë është ujore”, tha Berisha duke insistuar që burim i mirë energjie do të ishte dhe shfrytëzimi i energjisë së erës.
Sipas tij qeveria gjithashtu do të adoptojë sistemin ligjor më të mirë për blerjen e energjisë së rinovueshme duke shtuar se do t`i japen garancitë e mundshme edhe biznesit dhe investimeve të këtë sektor.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›