Durrës, shpërthim tritoli në një banesë
DURRËS- Shpërthimi i një sasie të vogël tritoli mbrëmë në hyrjen e banesës së një shtetasi në Durrës ka shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa forcat e policisë po punojnë për të identifikuar motivet dhe autorët e ngjarjes.
Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Durrësit bënë të ditur se ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20.00 në katin e tretë të pallatit nr.621 në një nga lagjet qëndrore të qytetit.
Sipas të njëjtave burime, lënda plasëse ishte vendosur pranë hyrjes së apartamentit të shtetasit Ardian Gjuzi dhe nga shpërthimi i saj janë dëmtuar disa pajisje shtëpiake që ndodheshin në korridorin e banesës. Fatmirësisht në banesë në momentin e shpërthimit nuk ndodhej asnjë nga pjestarët e familjes Gjuzi.
Burimet thanë se nga dëshmitë e para mësohet se familjarët nuk kanë patur konflikte, ndërsa forcat e policisë kanë nisur hetimet për veprat penale të "Kanosjes" dhe "Mbajtjes pa leje të lëndëve plasëse" si dhe për identifikimin e autorëve.
(d.b/BalkanWeb)