Ish-të përndjekurit, 27 mijë dosje për dëmshpërblim
Autori i Lajmit: Entela Duraj
Greva e ish-të burgosurve politikë ka hyrë në ditën e 30-të të saj. Tre prej grevistëve janë detyruar të lënë grevën për arsye shëndetësore. Ata janë të vendosur që të mos tërhiqen nga kërkesat e tyre për dëmshpërblimin financiar të 27 mijë dosjeve të ish-të përndjekurve politikë dhe jo 17 mijë siç edhe flasin shifrat zyrtare. Ish-të burgosurit politikë kanë hyrë në grevë urie, pasi kërkojnë zbatimin e ligjit për dëmshpërblimin financiar të të përndjekurve politikë, vlerësimin e letrave me vlerë dhe kompensim të pasurive të konfiskuara të tyre. “Nuk besojmë se vendimi i miratuar në mbledhjen e fundit të Qeverisë për dëmshpërblimin e 1500 ish-të përndjekurve të tjerë do të shpërndahet brenda vitit 2009, madje as brenda vitit 2010. Në total janë 27 mijë të përndjekur që u takon dëmshpërblimi financiar ndërkohë që janë miratuar afërsisht 5 mijë emra, ku edhe këta nuk e kanë marrë të gjithë dëmshpërblimin. Ne kemi pasur kontakte me deputetë të PD-së, me përfaqësues të ambasadave të huaja në vendin tonë, të cilët na kanë premtuar se do të hyjnë në negociata me qeverinë, por deri me sot kur po mbushet plot një muaj që nga dita kur hymë në grevë asnjë prej kërkesave tona nuk është realizuar. Gjendja jonë shëndetësore sa vjen e përkeqësohet, këtu ka edhe të moshuar, të cilët po sakrifikojnë jetën e tyre në mbrojtje të interesave dhe të të drejtave të të gjithë shtresës së ish-të përndjekurve politikë”, - tha dje për Ballkan Petrit Shkuza, një prej 6 të burgosurve politikë, në grevë, i cili vjen nga Shkodra. Në mbledhjen e saj të fundit Qeveria miratoi vendimin për dëmshpërblimin financiar për ish- të dënuarit politikë të regjimit komunist. Kryeministri Berisha e konsideroi këtë vendim shumë të rëndësishëm, duke siguruar se qeveria do ti qëndrojë angazhimit të saj për ish- të përndjekurit politikë të regjimit komunist dhe ish-pronarët për dëmshpërblimin dhe kompensimin e tyre. “Ky është një vendim shumë i rëndësishëm që bëhet në zbatim të ligjit dhe procesi do të fillojë. Këto dy shtresa, të përndjekurit politikë dhe ish-pronarët, do të kenë vëmendjen maksimale të qeverisë për ti qëndruar dëmshpërblimit, kompensimit të tyre”, - u shpreh Kryeministri.
Ndërkohë, sipas kreut të Institutit të Integrimit të të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë, Simon Mirakaj, ky dëmshpërblim do të rrjedhë nga fondi prej 2 miliardë lekësh që i përket vitit 2009.
I pyetur nga gazeta “Ballkan” për grevën e urisë të 6 ish- të burgosurve politikë, Mirakaj tha se janë futur në listën e re prej 1500 emrash tre prej të burgosurve që kanë hyrë në grevë urie prej tashmë gati 1 muaj. Ndërkohë që do të mendohet edhe për dëmshpërblimin e pjesës tjetër, por lista emërore përzgjidhet në radhë kronologjike nisur nga përfundimi i shqyrtimit të dosjeve nga Ministria e Drejtësisë.
Përjashtimi për 2010
Projektbuxheti i vitit 2010 nuk parashikon dëmshpërblimin e të gjitha kategorive të ish-të përndjekurve. Një fakt i tillë është bërë i njohur në Komisionin e Ligjeve. Gjatë seancës dëgjimore të zhvilluar disa ditë më parë me Ministrinë e Drejtësisë, u vu në dukje se projektbuxheti i vitit të ardhshëm nuk parashikon dëmshpërblim për familjet e të ekzekutuarve pa gjyq dhe për të internuarit. Deri më tani janë mbi 3500 kërkesa të realizuara dhe të kaluara me vendim qeverie për dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve. Së bashku edhe me 1500 emrat e rinj bëhen në total 5 mijë emra, të cilët do të mbyllin këstin e parë të marrjes së dëmshpërblimit për vitin 2009.
1500 emrat e rinj
Sipas kreut të Institutit të të Përndjekurve Politikë, Simon Mirakaj, procesi i dëmshpërblimit ka nisur që në mars të vitit 2009 për një pjesë të ish-të përndjekurve politikë. Ndërsa për sa i përket listës së re që është miratuar në mbledhjen e fundit të qeverisë, deri në fund të këtij viti pritet të dëmshpërblehen edhe 1500 emra të rinj nga të gjitha kategoritë e ish-të përndjekurve politikë (të burgosur politikë, të pushkatuarit pa gjyq, të internuarit etj), të cilët do të marrin 1/8 e shumës totale që u takon sipas viteve të dënimit që kanë kryer ose këstin e parë, i cili shkon mesatarisht në 1 milion lekë të vjetra ose 1 milion e 500 mijë, pasi kjo varet nga dënimi që ka kryer çdo person. Po sipas tij, për shkak të kohës së shkurtër prej një muaji deri në mbyllje të vitit 2009, mendohet që dëmshpërblimi të shpërndahet vetëm për 500 emra nga 1500 në total, ndërsa pjesa tjetër prej 1 mijë emrash do ta marrin dëmshpërblimin gjatë vitit 2010. Shuma e llogaritur do të transferohet në një llogari të veçantë në Bankën e Shqipërisë. Pagesa e dëmshpërblimit për secilin përfitues do të bëhet nga Ministria e Financave dhe të derdhet në llogaritë personale të këtyre përfituesve, të hapura në bankat e nivelit të dytë e të përzgjedhura, në përputhje me nenin 33, të ligjit nr.9831, datë 12.11.2007, të ndryshuar.
Kërkesat e të përndjekurve
1. Për 18 vjet me radhë të përndjekurit politikë nuk po rehabilitohen dhe nuk po dëmshpërblehen, duke konstatuar në këtë mënyrë shkelje mbi dinjitetin dhe të drejtat që mbrohen nga konventat evropiane e të drejtave të njeriut dhe Kushtetuta jonë.
2. Me ligjin nr.7748, datë 29.07.1993, na jepet e drejta e statusit politik që siguron dëmshpërblimin dhe rehabilitimin e të përndjekurve politikë. Mbas kësaj periudhe konstatohet se u zbeh vullneti politik dhe këto ligje mbetën pa u zbatuar).
3. Sot neve na kërkohen pafundësi dokumentesh që merren në arkivat e shtetit për ti dorëzuar përsëri në shtet. Ky është diskriminim me ligj duke nëpërkëmbur dinjitetin tonë.
4. Në bazë të nenit 57 të Kodit Penal, një ditë hetuesi është e barabartë me 1.5 ditë burgim. Ky fakt nuk gjen zbatim në këtë ligj.
5. Diskriminimi vazhdon. Ditët e fituara me punë mbi detyrim, të njohura si ditë vuajtje dënimi nga diktatura, zbriten në mënyrë të paligjshme.
6. Dëmshpërblimi i shpërndarë në 8 vjet nuk njeh interesin bankar në kundërshtim me nenet 50 dhe 54 të Kodit Civil.
7. Letrat me vlerë na zbriten në vlerë 100 %, me vlerën nominale kur dihet në treg vlera e tyre minimale dhe diskriminuese. Në ligj flitet vetëm për zbritjen e vlerave monetare dhe jo të letrave me vlerë. Në llogaritjen përfundimtare zbriten dhe vlera monetare e shtëpive të dhëna falas.
8. Në zbatim të ligjit nr. 9831, datë 12.11.2007 nuk është zbatuar neni 32 që detyron Këshillin e Ministrave që brenda 15 muajve të saktësojë faturën financiare të dëmshpërblimit dhe skemën përfundimtare 8-vjeçare të shpërndarjes së fondeve.
9. Ne konstatojmë se pasuria kombëtare është privatizuar nga ish-nomenklatura e lartë komuniste në mënyrë korruptive.
10. Në postet shtetërore punojnë njerëz që bien ndesh me ligjin mbi pastërtinë e figurave (rekomandim nga Raporti i Komitetit Evropian, faqe 8, viti 2009). Të largohen të gjithë persekutorët tanë që punojnë në gjykata, prokurorë, noterë etj. Kërkojmë dekomunizimin e jetës shoqërore dhe historisë duke u kthyer në vlera reale kombëtare.
11. Tu kthehen ose kompensohen të gjitha pasuritë e konfiskuara të përndjekurve politikë në bazë të ligjit 7514, datë 30.09.1991 (vazhdon diskriminimi).
12. Të zbatohet Konventa Evropiane e të Drejtave të Njeriut në mënyrë rigoroze dhe pa diskriminim.
Ky lajm është publikuar: 29/11/2009