Në Klik Ekspo Group paraqiten risitë e suksesshme, nga FIAT 500 te makinat ushtarake TATRA
Autori i Lajmit: Redaksia
Dhjetëra automjete të kompanive të ndryshme kanë kenaqur publikun pjesëmarrës në Edicionin e 16-të të Panair Ndërkombëtar në Tiranë. Rreth 20 kompani të prodhimit dhe tregtimit të automjeteve, kanë ekspozuar mjetet e tyre, duke nisur që nga ato më të voglat e deri te mjetet e sofistikuara ushtarake, apo tregtarel. Në sheshin përpara Pallatit të Kongreseve, ku dhe Klik Ekspo Group ka ngritur qendrën e Panair Ndërkombëtar, qytetarët shqiptarë dhe vizitorët e huaj kanë parë modelet më të fundit të Mercedez Benz, Fiat, Audi, Skoda apo mjeteve Volkwagen për qëllime tregtare. E gjithë hapësira prej qindra metra katrorë, para Pallatit të Kongreseve ishte organizuar si një autosallon i vërtetë. Automjetet e reja, luksoze dhe të modeleve e ngjyrave të ndryshme u kanë marrë shumë kohë të interesuarve. Në këtë “Auto Sallon” të organizuar nga Klik Ekspo Group, për publikun ishin të pranishem të gjitha ofertat që nga ato prej 9 mijë euro, e deri te mjetet superluksoze me çmime mbi 100 mijë euro. Mercedez Benz kishte reklamuar mejetet e prodhuara gjatë dy viteve të fundit. Sipas përfaqësuesve të Auto Star Albania, vizitorët në Edicionin e 16-të, janë tërhequr shumë nga modeli E-class. Po kështu, e njejta vëmëndje u vërejt edhe për modelet R-Class, ML apo GL. Duke kaluar më tej, në shfaqje, modeli 500 i Fiat ishte ndër më të kërkuarit në Pavionin e Anas Group. “Por, edhe modelet tragtare Croma dhe Bravo, apo Punto e re ishin ndër më të vizituarat”, thotë një prej përfaqësuesve të Anas Group. Pothuajse të gjithë vizitorët në Panair janë mahnitur nga versioni S-Line në të gjitha markat e AUDI. Q7 e re, TT dhe modelet e prezantuara nga Porsche Albania ishin ato që u lakmuan nga publiku dhe blerësit, kryesisht të moshave të reja. Porsche Albania ka sjelë surpriza dhe për familjet shqiptare në Panairn e Klik Ekspo Group. Modelet e makinave ekonomike Seat apo Skoda ishin në ndër më të kërkuarat.
Mjete shërbimi
Një pjesë e vecantë e Sallonit të automjeteve ishte ai i kushtuar mjeteve tregtare, industriale dhe atyre për qëlime ushtarake apo emergjencave civile. Tatra, me prezencën e saj, i është rikthyer tregut shqiptrar. Qëllimet e Tatra janë të qarta, të hyjë në tregun e mjeteve të rënda, si ushtarake ashtu dhe atyre për përdorim tregtar e industrial. “Kemi takuar shumë persona të rëndësishëm në Shqipëri. Të gjithë e njohin Tatra-n, kompani që ndërton automjete dhe kamionë të ndryshëm. Ne ndërtojmë mjete për të gjitha terrenet dhe ambientet. Tatra i ka shitur shtetit të Shqipërisë para shumë vitesh rreth 500 automjete për qëllime të ndryshme. Arsyeja që kemi ardhur në Shqipëri është se ju e njihni Tatra-n. Ushtria juaj tashmë është pjesë e NATO-s dhe ju keni nisur modernizimin. Ne mendojmë se ka vend për ne dhe mjetet tona në vendin tuaj, si në ushtri ashtu dhe në jetën civile”, tha Gjeneral Pavel Stefka, përfaqësues i TATRA. Në të njejtin pavion ka ekspozuar mjetet krejt të vecanta dhe kompania Gimaex. E pranishme me një shumëllojshmëri, kompania e parë në Francë në tregun e prodhimit të paisjeve të mbrojtes kundra zjarrit ka tërhequr vëmendjen e qindra vizitorëve dhe kompanive në Edicionin e 16-të të Panairit Ndërkombëtar të Tiranës. Gimaex që prej fillimit të shekullit të 20-të ka luftuar me flakët duke njohur suksese e marrë falenderime nga miliona njerëz. Modifikojnë të gjitha llojet e mjeteve duke u marrë vetëm shasinë. Janë të parët në Francë dhe të dytët në botë. Kjo kompani u prezantua edhe në demonstrimin e zhvilluar në Zall Herr “Siguri, Armatime, Teknologji dhe emergjenca” , në kuadër të prezantimit nga shoqëria Klik Ekspo Group të Panairit të parë të specializuar të Sigurisë dhe të Mbrojtjes, Albanian Military Exhibition (ALMEX). Ky aktivitet i madh do të zhvillohet në tetor 2010 me pjesëmarrjen e emrave më të medjhenj të industrisë së armatimit në botë. “Kjo kompani ishte dhe është e para në tregun e prodhimit të mjeteve zjarrfikëse në Francë dhe Europë”, thotë Harris Murtesiq, përfaqësues i Gimaex. Përkrah mjeteve tregtare dhe ushtarake ishte dhe Iveco, me mjetet për transport njerëzish, transport mallrash dhe qëllime të tjera.
Limuzinat
Albania Limo ka ofruar për të gjithë ata që duan të festojnë limuzinat më luksoze në botë. Kështu Cadillac, modelet Escalade, Mercedes Benz apo dhe makina të tjera u ofruan për dasma, party, dhe raste të tjera. Prej disa vitesh, Albania Limo është kompania më e suksesshme në tregun e dhënies së automjeteve me qera.
Borëpastruese dhe motorë uji
Kompania sllovene, për herë të parë në Shqipëri ka sjellë mjete krejt të vecanta dhe të të para nga publiku. Sea & Ski ofron motorë uji për terrene të vështira si dhe motorë për dëborë. Tregtimi dhe dhënia me qera e mjeteve borëpastruese, automjeteve me dy rrota, motorrëve kubikë të ujit është aktiviteti kryesor i kompanisë. Gjithashtu, Sea & Ski është përfaqëues zyrtar i Hummer amerikan për Slloveninë. Po kështu shet dhe markat prestigjoze si Cadillac dhe Corvette. Drejtuesit sllovenë të kësaj kompanie kanë vlerësuar maksimalisht Panair Ndërkombëtar të Tiranës. Ata thanë se kanë realizuar kontrata shitje, kryesisht për motorët e ujit, por më e rëndësishme ishte gjetja e partnerëve tregtarë me qendër në Tiranë. Sipas tyre, finalizmi i kontratave të bashkëounimit në biznes ishte një ndër arritjet më të mëdha në Shqipëri.
Ky lajm është publikuar: 30/11/2009