Durrës, takistët sherr me armë në qendër të qytetit, plagoset 1 person
DURRËS-Të shtëna armësh ne qendër të qytetit, kanë alarmuar banorët e Durrësit mesditën e sotme.
Burime nga policia e qytetit bregdetar bëjnë me dije se konflikti me armë ka ndodhur pranë Pallatit të Sportit, ndërkohë si pasojë ka mbetur i plagosur shtetasi me iniciale SH.P.
Nga hetimet paraprake mësohet se ‘përplasja’ me armë ka ndodhur pas një sherri mes taksistëve.
I plagosuri është dërguar menjëherë në spitalin rajonal, ndërkohë që policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
(e.m/BalkanWeb)