Gjykata arrest me burg per Edmir Kolecin

Edmir Koleci, do të qëndron në qeli deri në përfundim të hetimeve nën masën e sigurisë “arrest me burg”. Ndaj 37-vjeçarit prokruoria ka ngritur akuzën e “vrasjes me dashje” të efektivit të policisë Selami Lena dhe vrasjen e mbetur në tentativë të inspektorit Pjeter Lleshi, që ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore…
Para gjyqtarit Fran Prendi, i dyshuari Koleci e mohoi akuzën e vrasjes, duke pretenduar se gjithçka ka qenë aksidentale… ”Ishte akident që ndodhi shumë shpejt. Une tentova të shmangesha nga një makinë në krahun tim dhe ktheva timonin në krah të kundërt, ku kam goditur policët. Nuk i kam parë policët pasi nuk kishin as bluza fosforishente. Ishte erresire dhe nuk doja të ndodhte kjo që ka ndodhur. Ndodhi shumë shpejt”…ka pretenduar Koleci, duke mohuar se ka tentuar ti fshihet drejtësisë. Sipas të dyshuarit, arsye e largimit nga vendi i gjarjes ka qenë vetëm frika nga ndonjë hakmarrje. Pavarësisht këtyre pretendimeve, prokurori saktësoj se Koleci ka qenë duke udhëtuar tej normave të lejuara dhe nuk i është bindur urdhërit të policisë për tu ndalur. Ndërsa, avokati i të dyshuarit pretendoj se policët nuk kanë respektuar rregulloren e brendshme të policisë, për mënyrën e ngritjes së një pikë kontrolli në rrugën kryesore. Gjyqtari Prendi, pasi dëgjoi palët vendosi të respektoj kërkesën e prokurorisë, duke lënë në qeli me masën e sigurisë “arrest me burg” Edmir Kolecin. Ndërsa për Shkëlzen Sulajn, që ndihmoj të dyshuarin të arratiset nga vendi i ngjarjes, Gjykata i caktoi masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Aksidenti që i mori jetën inspektorit Lena ndodhi mbrëmjen e datës 3 maj në rrethrrotullimin e Bathores në Tiranë.