Kurbin e trajtonin per budalla vret dy fqinjet e tij xhaxha e nip
“Nuk mund ti duroja me fyerjet e tyre ndaj i vrava dy fqinjet e mi. Per ta une isha thjesht nje budalla.”
Ky eshte rrefimi i 72 vjecarit Ndue Gjini, autorit te vrasjes se ndodhur mbremjen se henes në Gorre te Kurbinit.
I moshuari qelloi me bresheri automatiku mbi furgonin ku udhetonin xhaxha e nip, Luigj dhe Dede Vuka perkatesisht 50 dhe 31 vjec.
Megjithese i ndante vetem nje gardh, Ndue Gjini ka patur konflikte te vazhdueshme me dy viktimat.
72 vjecari I tha policise se e fyenin ne vazhdimsi sepse ishte I vetem dhe femijet ne emigracion.
Nje debat i tille ndodhi ne qender te fshatit edhe pak para se te kryhej krimi.
Ndue gjini mori armen e zjarrit dhe priti kthimin ne shtepi te dy burrave. I moshuari qelloi me dy karikatore ne drejtim te mjetit ku udhetonin Luigj dhe Dede Vuka duke i lene te vdekur ne vend.
Pas krimit 72 vjecari Gjini shkoi ne banesen e tij, brenda se ciles u arrestua nga policia pak minuta pas krimit.