E Diel, 1 Nëntor 2026

Sherr mes taksistëve në Durrës, policia: Një i plagosur me armë zjarri

pallati-i-sportit-durresDurrës- Të shtëna armësh janë dëgjuar pranë Pallatit të Sporti në qytetin e Durrësit mesditën e të hënës.

Nga të dhënat e para mësohet se një person me iniciale Sh.P ka mbetur i plagosur.

Policia e Durrësit thotë se të shtënat me armë në qendër të qytetit kanë ardhur gjatë një sherri mes taksistëve.

Uniformat blu janë në vendin e ngjarjes dhe priten detaje mbi ngjarjen.

Po ashtu të zbardhet motivi i ngjarjes dhe autorët e plagosjes me armë zjarri.

Lajm në përditësim

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›