E Diel, 1 Nëntor 2026

Lesi: Berisha më ‘preu’ në besë, përfshiu në lista krerët e partive të vogla

TIRANË- Kreu i Lidhjes Demokristiane Nikollë Lesi ka akuzuar kryeministrin Berisha se ka shkelur marrëveshjen e koalicionit parazgjedhor, pasi ka përfshirë në listën e kandidatëve për deputetë të PD-së edhe krerët e partive të vogla. 

Lesi shprehu zhgënjimin për Berishën, që sipas tij e ‘preu në besë’, duke paralajmëruar se do të konkurrojë në listën e partisë së tij në Tiranë

“Partia Demokratike ka shkelur marrëveshjen në mënyrë të njëanshme, në mos të them të pabesë me PDK. Pasi marrëveshja e firmosur ka qenë me një kusht të tillë, që asnjë nga kryetarët e partive të vogla të koalicionit me Berishën, nuk do ishin në listën e Partisë Demokratike për deputet. Kam kërkuar dhe unë bashkë me disa të tjerë që të jemi në lista për deputet, tek lista e garancisë. Unë hodha idenë që nuk mund të jemi dhe kryetar partie dhe në listën e PD, ndaj ti shkrinim partitë. Shkrirja me PD nuk u realizua , kështu binte opsioni i prezencës në listën e PD. Unë kështu e kam firmosur, kështu kam deklaruar para mediave, pasi kam marr garanci nga zoti Bode dhe Bylykbashi. Që asnjë nuk do të jetë në listën e kandidatëve për deputet, të partisë demokratike, asnjë kryetar partie. Një listë paniku, një listë presioni ku u futen në listë kryetarët e partive të vogla. Duket sikur anija jonë qeveritare po fut ujë. Po zhytet, po mbytet. Pra, nuk janë kushte konkurrence të barabarta. Jam i zhgënjyer totalisht nga kryeministri, unë kam marrëveshje vetëm me kryeministrin. Zoti Berisha në mënyrë publike më ka prerë në besë. Unë do konkuroj në listën e PDK-së në Tiranë. Nuk do braktis koalicionin. Nëse do jem deputet nuk do i rri strikt koalicionit. Unë pres të më shkarkojë kryeministri, jo të jap dorëheqjen”, deklaroi Lesi.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›