E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, të verbërit dalin në protestë

Protesta

Durrës – Shoqatat e para dhe tetraplegjikëve dhe të verbërve kanë protestuar, duke i bërë apel qeverisë për komensimin e tre shërbimeve energjisë, transportit urban dhe telekomit. Këto shërbime të cilat subvencioniheshin nga shteti, prej një muaji janë hequr për këto kategori, të popullsisë.

Sipas të verbërve faturat e CEZ-it kanë ardhur afrofe, në shuma të konsiderueshme, çka e bën të papërballueshme koston e jetesës së tyre. Ata kërkojnë vëmendjen e qeverisë për të zgjidhur problemet e tyre jetësore.

Me parullat që mbanin në duar dhe fjalimet e mbajtura në publik për mediet ata i kanë kërkuar shtetit që të mos lejojë që ata të bëhen viktimat e para të krizës dhe kanë kërkuar që të mos u shkelen të drejtat që kishin më parë.

Një nga kërkesat e tyre me kryesore ka qenë ndryshimi i ligjit ekzistues mbi trajtimin e tyre dhe që të mos shikohen si barrë nga shoqëria dhe shteti i cili nuk duhet te shkarkojë mbi ta barrën e problemeve që ka me korrupsionin pasi hajdutet i kanë mes tyre dhe jo mes nesh janë shprehur pjesëmarrësit në protestë.

Këto kërkesa i bëjmë kanë deklaruar ata se kanë mbetur jashtë kushtetutës dhe se në gjendjen e rëndë ku ndodhen ato janë një risk të lartë diskriminimi. /M.Brunga/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›