E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, 2 aksidente 3 të plagosur

Aksident ne kryeqytet, foto arkiv

Dy aksidente kanë ndodhur sot në kryeqytet, ku në njërin prej tyre kanë mbetur të plagosur dy person dhe në tjetrin ka mbetur i plagosur një person.

Mësohet se në njërin nga aksidentet, një automjet dhe një motor janë përplasur me njëri-tjetrin pranë shkollës Vasil Shanto. Si pasojë janë aksidentuar 2 personat që ndodheshin në motor.

Të dy personat, një burrë dhe një grua janë dërguar me urgjencë në Spitalin Ushtarak, nga ku mësohet se njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Ndërkohë po sot pasdite është shënuar një tjetër aksident në autostradën Tiranë-Durrës.

Mësohet se, shtetasi Ferti Qose, 70 vjeç, është plagosur nga një makinë teksa përpiqej të kalonte trafik ndarësen. I moshuari është dërguar me urgjencë në spital, por gjendja e tij mbetet kritike. /E.L/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›