Durres tentative perdhunimi e nje te miture

Një 31-vjeçar u arrestua ditën e enjte në qytetin e Durrësit, i kapur në flagrancë ndërsa tentoi të përdhunonte një 12-vjeçare.
Sipas informacionit të raportuar nga burime zyrtare, shtetasi Fisnik Kuka sulmoi të miturën pranë pallatit të saj.
Megjithatë, ndërhyrja e fqinjëve, që bllokuan agresorin dhe lajmëruan policinë, rezultoi vendimtare për të shpëtuar vajzën dhe arrestuar 31-vjeçarin.
Kjo tentativë përdhunimi vjen në një kohë kur vendi është tronditur nga disa raste pedofolie, si ai i Ardian Prenjasit, që u zbulua në flagrancë duke abuzuar në banesën e tij me një 10-vjeçar të rrëmbyer.
Prrenjasi, gjithashtu ka marrë përsipër përgjegjësinë për vrasjen e 11-vjeçarit Julian Çela, i cili zyrtarisht vazhdon të konsiderohet i zhdukur.
Pas sensibilizimit të rasteve të fundit të krimeve me karakter seksual dhe pedofilie, një familje nga Tirana reagoi gjithashtu gjatë javës së shkuar, duke denoncuar ngacmimin që një 40-vjeçar i kishte bërë vajzës së tyre 16 vjeç.
Në lidhje me ngjarjen, policia bëri të ditur se arrestoi shtetasin Avni Bajraktari, 40 vjeç, banues në Qesarakë të komunës Dajt, nën akuzën e kryerjes së veprave të turpshme në publik.