E Diel, 1 Nëntor 2026

Vlore shkollat ne rrezik. Pa mbrojtje ne raste zjarresh

Shkollat dhe kopshtet e qarkut të Vlorës janë fare të pambrojtur nga zjarret. Shefi i repartit zjarrfikës Ernest Pasha bën të ditur një fak të rëndësishëm që përvec mungesës të masave parandaluese ndaj zjarreve institucionet arsimore të qarkut nuk kanë as mjetet e mbrojtjes kundër zjarrit duke shpresuar që mos të ketë raste të tilla në godinat arsimore të mbipopulluara me fëmijë.

“Masat e mbrojtjes nga zjarri lënë për të dëshiruar, ndërtesat e vjetra nuk kanë asnjë mbrojtje nga zjarri, ndërsa ndërtesat e reja, shkollat apo kopshtet e reja kanë disa kushte, por dhe ato kanë nevojë për përmirësim. Ne do t’i ndjekim të gjitha rrugët ligjore, hap pas hapi, deri në shkresën që ne do tia dërgojmë në fund drejtorive arsimore të cilat të mos licencojnë, sidomos shkollat private, që e kanë më të lehtë për të bërë masat kundër zjarrit”- tha Pasha.

Për të filluar punën parandaluese sektori i mbrojtjes nga zjarri ka filluar një kontroll për të parë situatën në terren dhe për të hartuar një plan që do të mund të ishte efikas në parnadalimin dhe mbrojtjen kundër zjarreve në institucionet arsimore.

Festim Llanaj                
Azhornuar së fundi ( e shtunë , 08 tetor 2011 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›