Provimi i shtetit pezullohen mbetesit e te parregjistruarit
Rreth 200 mjekë dhe stomatologë të rinj për herë të parë do t’i nënshtrohen provimit të shtetit. Kreu i Urdhërit të Mjekut, Din Abazaj sqaron se të gjitha ata mjekë që kanë përfunduar një vit më parë Fakultetin e Mjekësisë, por edhe që kanë kryer praktikën për të paktën 9 muaj, duhet të regjistrohen për të marrë pjesë në këtë provim.
Abazaj sqaron se të gjithë atyre mjekëve të rinj që nuk marrin notë kaluese në provimin e shtetit për pesë vjet me radhë, u pezullohet përgjithmonë ushtrimi i profesionit. E njëjta gjë vlen edhe për ata, që nuk regjistrohen në këtë provim.
“Nuk besoj të ketë ngelur ndonjë pa u rregjistruar. Mund të jenë shumë të rrallë ata që kanë mbetur sepse nuk kanë interes të mos rregjistrohen sepse humbasin një vit nga puna e tyre, nga paga e tyre, nga profesioni I tyre. Ata janë të interesuar të kryejnë praktikën dhe të marrin edhe provimin e shtetit. Nëqoftëse ata nuk e kryejnë praktikën ose kanë kryer praktikën dhe nuk kalojnë provimin e shtetit, nuk kanë të drejtë të ushtrojnë profesion. Provimi I shtetit jepet deri në 5 here. Nëse ai nuk e merr dhe herën e pestë provimin, sigurisht humbet të drejtën për të ushtruar profesionin, përfundimisht”- tha Abazaj.
Tarifat e provimit vijnë në rritje për kandidatët që e japin për të disatën herë provimin. Kush e jep për herë të parë këtë provim, paguan 30 000 lekë. Kush e jep për herë të dytë, 50 000 lekë. Kandidatët që hyjnë për herë të pestë në këtë testim, do të paguajnë jo pak, por plot 120.000 lekë. Data e fundit e regjistrimit për provimin e shtetit është 28 tetori, ndërsa provimi parashikohet të mbahet brenda muajit nëntor.
Julia Bardhushi