E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, tregtarët drejt falimentimit



Dhjetëra tregtarë të tregut industrial në qytetin e Durrësit protestuan dje për mungesën e kushteve në zonën ku ushtrojnë aktivitetin e tyre. çmimet e larta kanë shkaktuar ulje të blerjeve në treg, duke u pasuar dhe me ulje të fitimit. Protestës së tyre u është bashkuar dhe deputeti socialist Gazmir Bizhga. Ky i fundit vuri në dukje gjendjen e rrugëve ku ushtrohen aktivitetet e bizneseve, duke u përqendruar së tepërmi dhe në situatën financiare. Protesta ka nisur rreth orës 11 të paradites së sotme dhe ka zgjatur rreth 30 minuta.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›