Shitet themel për fasadë në zemrën e kryeqytetit
Gjergj Frashëri
Në rrugën “Murat Toptani”, përgjatë mureve rrethuese të Kështjellës së Tiranës, para derës së Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë, është hapur javët e fundit një gropë gjigante me eskavator 50 metra e gjatë, 10 metra e gjerë, dhe më e thellë se 3 metra. Themelet e mureve rrethuese të kështjellës së Tiranës kanë dalë kështu lakuriq deri në tabanin e tyre, më se tre metra thellësi nga niveli i rrugës. Gropa gjigante e hapur në anën veriore të tyre, e ka kërcënuar në mënyrë të dhunshme qëndrueshmërinë e tyre statike. çdo qytetar mund të shohë, se si themelet e Kështjellës së Tiranës janë provokuar kështu për rrëzimin e tyre në anën veriore Përse i kanë nxjerrë kockat e Kështjellës së Tiranës në dritë të diellit?
Rruga “Murat Toptani” është kthyer në kantier ndërtimi. Në tabelën e kantierit, mësohet se projekti përfshihet në programin e “Restaurimit infrastrukturor të zonave me trashëgimi kulturore në Shqipëri”. Vetë projekti është faza e parë e “Rehabilitimit të infrastrukturës përreth Kështjellës mesjetare të Tiranës”, i financuar nga Bashkimi Evropian, Delegacioni i Komisionit Evropian në Shqipëri, me një vleftë gati 2 milionë euro. Prej tabelës mësohet gjithashtu, se Projekti ka një vendim të K.RR.T. nr. 18 datë 13.11.2007 dhe se pjesëmarrës dhe përgjegjës nga pala shqiptare është Bashkia e Tiranës dhe MTKRS).
Ajo që shkruhet në këtë tabelë kantieri është shumë optimiste dhe padyshim për t’i qenë mirënjohës Delegacionit të Komisionit Evropian në Shqipëri, që dhuron dhe vetëm ka dhuruar projekte dhe fonde të konsiderueshme për të mirën e vendit tonë. Kjo është arsye për të qenë i matur, për të kritikuar projekte të tilla, sepse shpesh mund të spekulohet me mungesën e mirënjohjes ndaj një dhurate. Nuk më shkon mendja për gjë të tillë, por si qytetar i lindur dhe i rritur në Tiranë kam të drejtë të pyes, pse i kanë zhveshur themelet e kështjellës së Tiranës, duke i nxjerrë lakuriq në dritën e diellit, deri poshtë tabanit të tyre? Madje Arkeologu pyet përse gërmohet pranë mureve të kështjellës pa kontrollin arkeologjik, ndërsa restauratori i kështjellave sinjalizon, se dikush po punon aktualisht për rrëzimin dhe shpërfytyrimin e historisë së Kështjellës së Tiranës.
Merret vesh se ky projekt i Delegacionit të Komisionit Evropian për Qendrën historike të kryeqytetit tonë ka për autor një arkitekt të huaj. Normal, i lumtë dora! Por a ka një bashkëautor shqiptar? Ka ky projekt një konsulent shqiptar, një arkitekt, një historian, apo një arkeolog, apo një restaurator shqiptar? Ose më mirë, cili institucion shtetëror e ka aprovuar këtë projekt dhe kush e kontrollon atë? Teorikisht duhet të ishte përshembull - Instituti i Monumenteve të Kulturës, i cili merret me mbrojtjen e monumenteve, por edhe Instituti Arkeologjik, që merret me gërmimet arkeologjike.
Duket se nuk ka një të tillë, megjithëse një projekt shqiptar për vlerat e Kështjellës së Tiranës dhe restaurimin e saj për qëllime të përdorimit të saj në ditët e sotme (turistike), është aprovuar më 12 Qershor 2008 në Këshillin Kombëtar të Restaurimit pranë Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Po të krahasosh projektin në fjalë, i cili merr parasysh respektimin e vlerave historike të kështjellës, me realitetin e hapjes së gropave masive të eskavatorit, kupton se çfarë vandalizmi është duke u aplikuar në sytë tanë, në qendrën historike të kryeqytetit tonë. është detyrë qytetare të dokumentohen akte të tilla agresive, që dhunojnë dokumentet e historisë sonë. Ka disa ditë që kryeqytetas patriotë pyesin të shqetësuar, se PERSE po i „nxjerrin nga varri” themelet e Kështjellës së Tiranës. Nuk është parë ndonjëherë të fyhet një traditë në kësi lloj, nuk është parë - që një themel i ndërtuar nga muratori në shekullin 18-të, të tregohet ai pas 200 vjetësh për fasadë! Nuk kuptohet, se kush ka ardhur në idenë, të nxjerrë themelet e një kështjelle dhe t’i shesë ato për mure rrethuese të saj!? Kësi lloj falsifikimesh të trashëgimisë kulturore po prodhohen sot në mes të Tiranës!
Kështjella e Tiranës është monument kulture. Në vitin 2001 u zbuluan nga Instituti i Monumenteve të Kulturës mbetjet e një kulle me planimetri katrore, parahyrjes së sotme të kështjellës. Atëherë rrënojat u mbuluan përsëri pa një koncept për vlerësimin e kështjellës. Dëshmi është, se në vend të vlerësimit të kësaj kulle, u krye një dëmtim i rëndë i saj. Pa asnjë përgjegjësi shkencore u shkatërrua me buldozer muri perëndimor mbyllës i saj deri në thellësinë e tabanit të themelit, duke humbur njëherë e përgjithmonë të dhënat historike dhe arkitektonike për restaurimin e saj. Jo vetëm kaq, por për këtë vendim shkatërrimtar nuk ekziston asnjë lloj dokumentacioni, megjithëse pjesëmarrës direkt të këtyre punimeve kanë qenë vetë drejtori i IMK të asaj kohe, bashkë me inxhinierin restaurator të punimeve dhe me drejtorin e Degës së Monumenteve të Tiranës, pa dashur t’i përmendim emrat.
Në vendimin për zhdukjen pa përgjegjësi të krahut perëndimor të kësaj kulle të Kështjellës së Tiranës nga autorët e sipërpërmendur, u krye atëherë i ashtuquajturi “restaurim” i murit rrethues të kështjellës në segmentin jugor të saj, i cili është një falsifikim i pastër restaurues mbi të vërtetën historike, megjithë kujdesin që është treguar për të paraqitur një muraturë teknikisht tërheqëse. Nuk duket pa lidhje, që ky „kujdes” për restaurimin e fragmentit të murit të porsapërmendur të kështjellës, u shoqërua paralelisht në këtë kohë edhe me një shkelje tjetër ligjore të mbrojtjes së monumenteve, me ndërtimin në këtë kohë të Restorantit “Millenium”, direkt mbi murin rrethues të kështjellës dhe mbi kullën perëndimore të saj. Pak kohë më parë ishte ndërtuar pranë tij, gjithashtu mbi murin rrethues të monumentit, Kinema “Millenium”, probabilisht nga të njëjtët investitorë dhe shkelës të dhënies së lejes së ndërtimit.
Në tetor 2007, më pas në shkurt 2008 dhe në maj 2008, u kryen me shpenzimet e Qendrës “Frashëri” (rreth 78.000 Euro) dhe me projektin e saj të aprovuar nga QKA e IMK dhe me lejen e Bashkisë, tre fushata gjurmimi arkitektonik dhe gërmimi arkeologjik në disa segmente të perimetrit të mureve rrethuese dhe hapësirës së brendshme të kështjellës. Kjo sensibilizoi Bashkinë e Tiranës për shpalljen e rrugës veriore të kështjellës si zonë këmbësorësh. Kështu u hartua nga Qendra “Frashëri” projekti mbi “Restaurimin e Kështjellës së Tiranës për qëllime muzeale dhe turistike”. Ky projekt u miratua në KKR pranë MTKRS më 12 qershor 2008 (vendimi Nr. 11). Ai u bë i ditur zyrtarisht edhe në Bashkinë e Tiranës, gjithashtu edhe në punonjësin përgjegjës në Delegacionin Evropian.
Injorimi i projektit shqiptar dhe dëmet e kundraligjshme direkt mbi Kështjellën e Tiranës vazhduan edhe gjatë vitit 2009. Për më tepër, më 2009 kështjella e Tiranës u shpall edhe monument arkeologjik. Kjo do të thoshte se sipërfaqja pranë mureve rrethuese të saj është zonë arkeologjike dhe si e tillë, nuk duhej të prekej pa prezencën e arkeologëve dhe dokumentacionin përkatës. Pikërisht pak javë më vonë, subjekte private pajisen me leje ndërtimi nga Bashkia e Tiranës, ndoshta edhe me leje gërmimi nga IMK, për ndërtimin mbi muret e kështjellës të një diskoje. Disko u ndërtua me një frymë, duke i bërë kështu karshillëk flagrant ligjeve në fuqi për mbrojtjen e monumenteve dhe të nëntokës arkeologjike. Po këtë vit u ndërtua pa leje, ose me leje të kundraligjshme, në anën lindore të Restorant “Millenium” ambient shtesë, probabilisht nga të njëjtët investitorë. Gropa e muajit të fundit, e hapur në rrugën “Murat Toptani”, për rrëzimin e mureve të Kështjellës, shënon një dritë tjetër të kuqe alarmi.
Nuk është pak si tepër zinxhiri i dëmtimeve të kështjellës së Tiranës prej vitit 2001? Duket se nuk ka asnjë shans të ndalohet dora e shkelësve flagrantë të ligjit në mes të kryeqytetit. Nuk ka asnjë shans të vlerësohet dhe të restaurohet kështjella e Tiranës, por vetëm të dëmtohet. Personalisht nuk më duken pa lidhje personat që pajisen me leje për ndërtimin e kundraligjshëm në zemër të kryeqytetit, me personat që lejojnë shkatërrimin e trashëgimisë kulturore në vendin e ngritjes së këtyre objekteve. Pa dirigjent nuk funksionojnë këto punë!
Mjerisht rezultatet e këtij projekti profesionistësh shqiptarë u injoruan me dijeni, edhe kur rruga veriore e Kështjellës sëbashku me muret rrethuese të saj (tashmë të zhveshura lakuriq) u përshinë në programin e “Restaurimit infrastrukturor të Qendrave Historike”, të financuar nga Delegacioni i Komisionit Evropian. Për këtë u kontraktua një arkitekt grek, i cili me përkrahjen e një Firme shqiptare SEDA (Agjencia e Zhvillimit Ekonomik të Qëndrueshëm) hartoi projektin infrastrukturor të rrugës “Murat Toptani”, i cili po zbatohet aktualisht me “gropën shkatërrimtare”.
Në pranverën e vitit 2009, Delegacioni Evropian në Tiranë shpalli realizimin e projektit në tender. Më 9 mars 2009 i është drejtuar Delegacionit Evropian një letër nga një specialist shqiptar me shqetësimin e argumentuar, se projekti i atëhershëm i aprovuar me titull “Rehabilitimi i infrastrukturës rreth kështjellës mesjetare të Tiranës” bie ndesh me detyrimet ligjore vendëse për respektimin e vlerave të trashëgimisë kulturore. Me sa jam në dijeni, Drejtuesit e Delegacionit e dërguan projektin e arkitektit grek të shqyrtohej edhe një herë në instancat përgjegjëse shqiptare për vlerësimin e trashëgimisë kulturore. Por siç ndodh jo rrallë, projekti u kthye nga institucionet përgjegjëse të shtetit shqiptar njëherazi i pavlerësuar për trashëgiminë kulturore. Tjetra u kthye në formën e sotme, pra ”me gropa”, por edhe më keq. Si për hakmarrje të vërejtjes së specialistit shqiptar, duket, se me “sugjerimet” e ndonjë punonjësi shqiptar të fushës në Delegacionin Evropian në Tiranë, u hoq nga projekti edhe fondi i parashikuar më parë për gjurmimet arkeologjike dhe punime restauruese në hapësirën e Kështjellës (monumentit). Pra monumentit iu hoq plotësisht përkujdesja për vlerën e tij historike, megjithëse shpenzimet për këtë çështje ishin parashikuar fillimisht nga Delegacioni i Komisionit Evropian.
Kjo ishte padyshim një zgjidhje “origjinale” vendëse. Kjo kuptohet edhe nga përgjigja “kompetente” që punonjësi (shqiptar) i Delegacionit Evropian i dha specialistit shqiptar, se ”vlerat e kështjellës së Tiranës nuk do të preken”. Sipas tij, të hapësh gropa për zbulimin e themeleve pa kontroll arkeologjik dhe të kruash themelet e kështjellës deri poshtë tabanit të tyre, pra të përgatitësh rrëzimin e tyre nga mungesa e aftësisë statike, nuk do të thotë të mos kesh respektuar detyrimin ligjor për ruajtjen e trashëgimisë kulturore (?).
Kërkoj ndjesë, por një kulturë profesionale e këtij niveli në administratën që punon me projektet evropiane në Shqipëri më duket se duhet të merret në lupë. Të jesh mirënjohës për investimet e Komunitetit Evropian në vendin tënd është kulturë dhe detyrim qytetar. Por nuk është legjitime, në emër të kësaj dhurate, monumentet e këtij vendi t’i lësh të dëmtohen, ose të bëhesh shkak për shkatërrimin e tyre. Vërej, se dëmtuesit e monumenteve të kulturës në vendin tonë nuk janë as projektuesi i huaj dhe aq më pak institucionet e huaja, as edhe varësia e ekonomisë sonë nga sponsorizimet e huaja. Përgjegjësinë e këtij projekti e mbajnë instancat shqiptare, të cilat e kanë shqyrtuar dhe aprovuar atë. Investimi dhe projektuesi i huaj nuk e detyron as Institutin e Monumenteve të Kulturës, as Institutin Arkeologjik, as Drejtorinë e Trashëgimisë Kulturore pranë MTKRS, as Bashkinë e Tiranës dhe as specialistin e fushës ta korrigjojë dhe ta plotësojë projektin e tij, që ai të marrë parasysh respektimin e vlerave të trashëgimisë kulturore. Personalisht shoh në rastin konkret, një punë jo korrekte (dhe aq më pak patriotike) që bën ndonjë punonjës me origjinë shqiptare në aparatin e Delegacionit Evropian në Tiranë. Për mendimin tim, është detyra e mundësia e tij të ndërhyjë me formatin diplomatik, për të shmangur kompromentimin pa dashje të dhuratave që bën Komuniteti Evropian për vendin e vet, duke kërkuar të respektohen vlerat kombëtare në projektet e tyre, si në rastin e Kështjellës së Tiranës. Nganjëherë ndikon mangësia formuese intelektuale për vlerat kombëtare, ose ndryshe nënvleftësimi i tyre nga padija qytetare. Por dikush e ka edhe nga “moda” e kohës për t’u hequr i integruar në procesin e të ashtuquajturit “evropianizim të Shqipërisë dhe të shqiptarëve”, të cilin ai vetë e kupton si dekombëtarizim, ndoshta deri atje, sa të mohohet trashëgimia historike e kulturore të kombit tonë, të humbasësh karakterin dhe profilin kulturor kombëtar dhe aq më pak të dëmtosh dhe të zhdukësh monumentet e historisë tënde. Evropa e sotme është e kombeve, jo e asimilimit dhe e njëtrajtësimit të tyre. Ajo nuk kërkon të shkatërrohen dhe të zhduket trashëgimia historike e kulturore e kombit tonë, përkundrazi të ruhen ato dhe për këtë ajo i ka paraprirë me konventat e saj.
është interesant të mësohet një ditë - Përse nuk u morën parasysh rezultatet e projektit shqiptar mbi trashëgiminë kulturore në projektin evropian të infrastrukturës. Projekti shqiptar respekton vërtetësinë historike të ndërtimit të kështjellës, restaurimin e rrugës me kalldrëm, sipas gjurmëve të qarta që kanë dalë nga sondazhet arkeologjike. Kjo nuk bie ndesh as me investimet infrastrukturore të Delegacionit Evropian dhe as me vendimin e kthimit të rrugës “Murat Toptani” në rrugë këmbësore. Përse duhet ta ndryshosh vërtetësinë historike në segmentin e fundit dokumentar që ka mbetur në qendër të kryeqytetit, kur ajo plotëson më së miri kushtet funksionale të sotme dhe të perspektivës? Përse nuk restaurohet muri rrethues i kalasë me kalldrëmin origjinal, por në vend të tyre hapen gropa gjigande shkatërrimtare dhe shpërfytyruese të historisë së saj, për t’i shitur vizitorit, themelet e një kalaje për fasadë? Kush i dirigjon dhe kush përfiton nga këto dëme?
Me siguri ata që kanë shkaktuar dëmet e kështjellës së Tiranës prej vitit 2001, me ndërtimet e pareshtura të kundraligjshme. Kush merret me hetimin dhe ndëshkimin e këtyre dëmtuesve?