E Diel, 1 Nëntor 2026

Luan Rama: Socialistët s’meritojnë këtë lidership



Sekretari për Marrëdhëniet Publike në LSI, Luan Rama shprehu dje keqardhje për qëndrimin e lidershipit të PS në lidhje me procesin e integrimit. “është për të ardhur keq që në kontrast me trendin evropian të zhvillimit të vendit, të ndeshim në qëndrimet e papërgjegjshme e provokative të lidershipit josocialist të Partisë Socialiste. Nuk mund të mos e them me trishtim këtë gjë, pasi nuk e meritojnë socialistët shqiptarë të mbeteshin e të mbeten jashtë kontributeve për integrimin evropian të vendit, vetëm e vetëm se kështu do një tufë njerëzish që as nuk janë socialiste, as nuk ndjejnë respekt e mirënjohje për gjithë sa kanë bërë socialistët sidomos gjatë 8 viteve në pushtet për integrimin euroatlantik të vendit”, u shpreh Rama.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›