E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durres tritol prane godines se policise

Një sasi eksplozivi ka tronditur në orët e para të mëngjesit banorët e një pallati pesë katësh në Durrës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 7 rruga “Aleksandër Goga”.  Nga burimet paraprake prej policisë lokale sqarohet se shpërthimi ka shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale, duke thyer disa xhama. 
Gjithçka mësohet se ka ndodhur rreth orës 2 të mëngjesit, dhe shpërthimi ka qenë  në afërsi të një subjekti mbi trotuar, vetëm  200 m larg Drejtorisë së Policisë së qarkut. Dyshohet se bëhet fjalë për lëndë plasëse tritol, dhe veç dëmeve materiale nuk ka pasur lëndime në njerëz. Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes si dhe për indentifikimin e autorit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›