Transporti i gjimanzisteve ne provimin e matures
Aksidenti tragjik i Himarës ka detyruar Ministrinë e Arsimit të forcojë rregullat për transportin e gjinazistëve që do të lëvizin për të zhvilluar provimet e maturës nga shkollat e komunave në ato të bashkive dhe sallat e auditorëve. Me anë të një udhëzimi që mban datën 25.5. 20012 Ministri i Arsimit kërkon nga drejtoritë arsimore të marrin masa që maturantët të dërgohen në provim me mjetet të siguruara nga shkollat dhe të shoqërohen në vajtje dhe në ardhje nga drejtori i shkollës dhe mësuesit kujdestarë. Maturantët që do të udhëtojnë privatisht 24 orë para zhvillimit të testit duhet të depozitojnë në drejtorinë e shkollës deklaratën e prindit që merr përsipër këtë udhëtim. Ndërkohë që duhen njoftuar edhe drejtoritë e policisë së qarkut.
Mësuesit që do të hartojnë tezën e provimit të parë atij të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë do të izolohen me datë 26 maj ndërkohe që aktualisht është përzgjedhur grupi i mësuesve nga Ministri i Arsimit do të zgjidhë hartuesit e provimit.
Testi që do ti nënshtrohen 40 mijë maturantët këtë vit do të përmbajë 25 pyetje ndër to 13 do të jenë me alternativa dhe 12 me zhvillim dhe do të vlerësohet me 50 pikë.